Deputeti kroat: Së shpejti do të shfuqizohet roamingu mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

Këtë vit duhet të hyjë në fuqi marrëveshja për roaming, sipas të cilës të gjitha thirrjet telefonike, por edhe shfrytëzimi i internetit nëpërmjet të telefonit celular, në Ballkanin Perëndimor dhe BE do të paguhet me të njëjtat çmime. Këtë sot e deklaroi deputeti kroat Bojan Glavasheviq i cili thotë se kjo ide ekziston gjatë kohë, por tani është afër realizimit, njofton Portalb.mk.

“Ka një lajm të mirë dhe të rëndësishëm për banorët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së: Në vitin 2023, marrëveshja e roamingut duhet të jetësohet, kështu që do të kemi mundësi të komunikojmë me njëri tjetrin me çmime që paguajnë në shtetin tonë”, shkruan Glavasheviq.

Në një deklaratë për mediumin kroat Idex, Glavasheviq thotë se marrëveshja kryesore vetëm se është nënshkruar, por duhet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje më të vogla dhe të hyjë në fuqi.

“Kjo është pjesë e një ideje më të gjerë për procesin hyrës. Në atë është punuar derisa Kroacia udhëhiqte me Bashkimin Evropian. Ideja ishte që të krijohet proces i modifikuar qasës, gjegjësisht kur vendet t’i plotësonin disa kritere, qytetarët e tyre të mund t’i shijojnë disa benefite përpara hyrjes në BE”, tha Glavasheviq.

Ndryshe, prej 1 korrik 2021, u hoqën tarifat roaming mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë

nëntor të vitit 2022 një grup prej më shumë se 80 anëtarësh të Parlamentit Evropian i ka kërkuar KE-së që të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në zonën e roamingut pa pagesë.

Në Samitin e përbashkët e Samitit BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur më 6 dhjetor 2022 në Tiranë, temë ishte edhe heqja e roamingut. Në deklaratën e përbashkët, vendet thanë se e mbështesin deklaratën e operatorëve të telekomunikacionit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e cila që do të bëjë të mundur uljen e parë të kostove të roaming-ut midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në vitin 2023, me synimin për t’i hequr ato plotësisht më pas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button