Gjermani: Boris Pistorius ministër i ri Mbrojtjes

Sipas informacioneve të ARD-së, Boris Pistorius pritet të jetë ministri i ri federal i Mbrojtjes. Ai zëvendëson kështu ministren e Mbrojtjes që sapo dha dorëheqjen, Christine Lambrecht. Ministrja Lambrecht, e cila prej disa muajsh ishte në qendër të kritikave, i dorëzoi dorëheqjen me shkrim të hënën (17.01) kancelarit Scholz, transmeton DW.

Pistorius është nga viti 2013 ministër për Çështjet e Brendshme dhe Sportin në landin e Saksonisë së Poshtme. Më parë ai ka pasur përvojë në nivelin komunal si kryetar bashkie i qytetit Osnabryk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button