Sot përfundon afati për thirrjen e dytë të Qytetit të Shkupit, asnjë shofer nga “Sloboda prevoz” dhe “Makekspres” nuk është paraqitur

Sot përfundon afati për rparaqitje në Thirrjen e dytë publike të Qytetit të Shkupit për transportues privatë të autobusëve për linjat 9, 11 dhe 12. Nga “Sloboda prevoz” dhe “Makekspres prevoz” për MIA-n thonë se asnjë shofer i tyre nuk ka nuk është paraqitur në thirrje, transmeton Portalb.mk.

Sytë e kompanive private “Sloboda prevoz” dhe “Makekspres” janë drejtuar te kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe presin takim.

Kemal Muriq nga “Sloboda prevoz” tha për MIA-n se, ashtu siç ishte rasti me shpalljen e parë për linjat 20 dhe 22, asnjë nga shoferët e tyre nuk është paraqitur as në shpalljen e dytë për këto linja.

“Në thirrjet e reja të Qytetit të Shkupit për transportues privatë të autobusëve nuk është regjistruar asnjë nga shoferët e “Sloboda prevoz”. Tani presim takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe shpresojmë se do të jetë sa më shpejt”, tha Muriq.

Ndërsa pronari i “Makekspres”, Milorad Dimitrijevski, thotë për MIA-n se sipas njohurive të tij, asnjë nga shoferët e tyre nuk ka shprehur interesim për paraqitje në shpalljen e re.

Kujtojmë se dështoi edhe një thirrje tjetër publike e Qytetit të Shkupit për zgjedhjen e transportuesve privatë që do të mirëmbanin një pjesë të linjave të transportit publik, për shkak se NTP “Shkupi” nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të mirëmbajtur të gjitha linjat. Kryetarja Danela Arsovska dia ditë më parë në pyetjet e gazetarëve nëse ka dështuar tenderi dhe si planifikon qyteti ta zgjidhë kolapsin e transportit publik, vetëm shkurt u përgjigj se nuk ka asnjë problem dhe se ka autobusë në rrugë.

Transporti publik në Shkup tashmë tre muaj është në kolaps, autobusët janë reduktuar dhe kur arrijnë në stacion janë të mbingarkuar. Pasi transportuesit privatë kanë ndërprerë lëvizjen për shkak se nuk u është paguar borxhi prej 1.5 milionë eurosh, në rrugë nuk ka mjaft autobusë, ndaj pasagjerët qëndrojnë me orë të tëra në stacionet e autobusëve. Në mëngjes dhe pasdite autobusët janë të mbingarkuar, qytetarët nuk mund të hipin dhe të presin autobus tjetër që po ashtu është plot. Vonë në punë, shkollë, për kontroll mjekësor dhe pasdite qytetarët nuk mund të kthehen në shtëpi.

Kryetarja Arsovska si kandidate e VMRO-DPMNE-së fitoi zgjedhjet me premtimin për transport publik të shpejtë, efikas dhe falas, si dhe me blerjen e 250 autobusëve ekologjikë. Në vitin e parë të mandatit, jo vetëm që nuk e realizoi këtë premtim, por kolapsoi transporti publik në qytet, dhe për herë të parë në histori, Shkupi mbeti një ditë pa të pasi shoferët e NTP “Shkupi” nuk qarkulluan sepse nuk ishin paguar.

Kryetarja e qytetit nuk shfaq asnjë shqetësim për mungesën e autobusëve, madje këmbëngul që transporti funksionon normalisht, ndërsa këtë situatë e vuajnë qytetarët, të cilët përballen me pritje të gjata në stacione dhe vonesa të vazhdueshme, për çka nuk mban askush përgjegjësi.

Arsovska muajin e kaluar i ndërpreu kontratat me dy kompanitë private të transportit “Sloboda prevoz” dhe “Makespres”, pas së cilës ata protestuan dhe bllokuan qytetin. Me ndërprerjen e kontratave, në rrugë nuk ka mjaftueshëm autobusë dhe NTP “Shkup” funksionon me orar të reduktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button