Isnik Alimi e dërgon në finale Chievon

Strugani Isnik Alimi ka shënuar një sukses të madh me skuadrën e tij, Chievos duke e mundur në ndeshjen gjysmëfinale ekipin e Fiorentinës, përballje kjo që është luajtur në kuadër të Kupës së Italisë për moshat e reja. Në finale Chievo e Alimit do të përballet me ekipin e Lazios.

Në ndeshje tejet dramatike, Alimi ka qenë ndër më të mirët, duke shënuar golin e parë, e që i dha edhe epërsinë skuadrës së tij.

Cheivo në finalen e Kupës së Italisë
Cheivo në finalen e Kupës së Italisë

Chievo ka ruajtur epërsinë deri në pjesën e dytë, e cila ka qenë e përcjellur me shumë kartonë të verdhë, ndërsa pikërisht shqiptari Alimi u ndëshkua nga gjyqtari, për çka 19 vjeçari nga Dollogozhda u përjashtuar nga fusha e lojës. Pas kësaj Fiorentina ka shënuar dy herë, duke kaluar në epërsi.

Por që drama të vazhdojë, të verdhët e Chievos kanë barazuar, që ndeshja të vazhdojë me kohën shtesë. Ku u shënuan edhe nga nj gol, që gjithçka të vendoset pas goditjeve nga pika e bardhë. Në këtë rast Chievo ka shënuar fitore duke përfunduar ndeshja me rezultat 9:8.

Ndeshja finale me Lazion do të luhet më 11 qershor në Rimini, ndërsa Chievos do ti mungojë trajneri dhe futbollisti më i mirë, Isnik Alimi të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button