Ministria e Drejtësisë: Këto pika nuk u respektuan gjatë arratisjes së Bekim Memetit

Ministria e Drejtësisë njofton se me datë 13.01.2023, Drejtoria për Ekzekutim të Sanksioneve ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në Stacionin Policor Idrizovë me qëllim të konstatimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te arratisja e personit të dënuar Bekim Memeti. Kryeminstri sot paralajmëroi se ka filluar procesin e përzgjedhjes për drejtor të ri të Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve, pasi nuk është i kënaqur me punën e atij aktualit, Marjan Spasovski, raporton Portalb.mk.

Sipas Ministrisë, nisur nga fakti se pjesëmarrësit në ngjarje të cilët janë pjesëtarë të policisë së burgjeve (përveç policit të dëmtuar të burgut) është dashur të shkojnë gjatë natës në ambientet e departamentit kompetent të MPB-së dhe bashkë me ta edhe komandanti në departamentin e koordinimit të ngjarjes, zyrtarët nga administrata nuk kanë mundur të bisedojnë me ta, por për rrjedhën e ngjarjes janë njoftuar nga drejtori i INP Idrizovë dhe nga komandanti i policisë së burgjeve në këtë institucion.

Sipas ministrisë, këto janë pikat ku nuk nuk është vepruar në përputhje me Rregulloren për kompetencat e policisë së burgjeve, mënyrën e armatosjes dhe kryerjes së punës së policisë së burgjeve, në bazë të së cilës procedura për zbatimin parashkruhet jashtë institucionit.

“Përkatësisht, që personi i dënuar të dërgohet në një institucion shëndetësor për intervenim, duhet të përgatitet referim nga punonjësi shëndetësor për gjendjen e tij shëndetësore, d.m.th. një mjek në institucion, ose jashtë orarit të punës me deklaratë dhe udhëzim të dhënë nga një ekip i urgjencës mjekësore, i cili në këtë rast nuk është thirrur. Vendimi që i dënuari të transportohet në Qendrën Klinike është marrë nga komandanti i repartit dhe ka firmosur urdhrin për kryerjen e transportit. Për nënshkrimin e këtij urdhri, komandanti duhet së pari të njoftojë drejtorin e objektit, gjë që në këtë rast nuk është bërë dhe drejtori pasi të jetë vënë në dijeni për problemin shëndetësor, do të autorizojë verbalisht urdhrin për nënshkrim”, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Rregulli tjetër që nuk u respektua sipas Ministrisë është se i dënuari në vend që të vendosej në pjesën e automjetit të siguruar posaçërisht, me sugjerim të komandantit vendosej në pjesën e dytë të sediljeve midis dy pjesëtarëve të policisë së burgjeve.

“Në të njëjtën kohë, polici i burgut i cili ishte ulur pranë të dënuarit nuk kishte fare armë zjarri me vete, të cilën ai ishte i detyruar ta mbante dhe polici i dytë i burgut, nga i cili arma e përdorur është marrë për të qëlluar, nuk ka vepruar me kujdesin e duhur dhe nuk ka penguar aksionin se kujt i është marrë arma”, thanë nga Ministria e Drejtësisë.

Komandanti i Departamentit dhe pjesëtarët e policisë së burgjeve të cilët kanë kryer hetimet me vendim të drejtorit të KPD-së Idrizovë, të njëjtën ditë janë suspenduar nga puna.

Nga ana tjetër, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se ka filluar procesin e përzgjedhjes për drejtor të ri të Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve, pasi siç tha ai nuk është i kënaqur me punën e atij aktualit, Marjan Spasovski.

Procesi për zgjedhjen e drejtorit të ri të Administratës, që është në juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë, vjen tre ditë pas arratisjes spektakolare të 36-vjeçarit Bekim Memeti.

Deklarata e Kovaçevskit për ndryshimin e pozitës drejtuese në këtë institucion është dhënë në këtë kontekst – duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me arratisjen e të burgosurit dhe nëse ndonjë nga menaxhmenti i institucioneve përkatëse do të mbajë përgjegjësi.

“Sinqerisht, nuk jam i kënaqur me punën e drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve në Ministrinë e Drejtësisë dhe tashmë kam filluar procesin e zgjedhjes së drejtorit të ri të administratës”, tha Kovaçevski duke shtuar se shkarkimi nuk do të bëhet në seancën e nesërme të Qeverisë.

I pyetur nëse do të jetë përgjegjës edhe për drejtorin e burgut “Idrizovë”, kryeministri tha se aty tashmë ka një drejtor të ri që prej disa muajsh.

Njësiti për korrupsion në sektorin e hetimeve kriminalistike në Ministrinë e Brendshme i ka dorëzuar Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kallëzim penal kundër katër personave policë të burgut, komandant dhe mbikëqyrës, të punësuar të INP Idrizovë edhe atë: S.D. (50). T.A. (34), I.A. (49) dhe T.P. (47) për kryerjen e veprës penale “Lirim i kundërligjshëm i një personit të privuar nga liria”.

Prokuroria ka kërkuar që për tre të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa për të dyshuarin e katërt t’i merret pasaporti. Propozimi i prokurorisë është pranuar.

Gjykata Penale vlerësoi se, komandanti dhe policët mund të arratisën, pasi ka indicie se i kanë ndihmuar të burgosurit Bekim Memeti që të arratiset, duke pasur parasysh se ka një sërë lëshimesh në procedurën e shoqërimit të tij.

Kujtojmë se, një pjesëtar i policisë së burgjeve nga INP “Idrizovë” ka mbetur i plagosur në një incident që ka ndodhur të enjten pas mesnatës, kur sipas informacioneve të MPB-së, një i burgosur i cili po transportohej me furgon të burgut për ndihmë mjekësore në spital e qëlloi atë. I burgosuri nga INP “Idrizovë” ka shtënë në drejtim të një polici të burgut, e ka plagosur dhe ka ikur me veturë tjetër para mesnatës së mbrëmshme, derisa ishte duke u dërguar në spital.

Përndryshe, 36 vjeçari Memeti është i dënuar me gjithsej 21 vjet burgim, nga të cilët 19 për vrasje dhe 2 për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Ai e vuan dënimin që nga 28 dhjetori 2020, ndërsa i përfundon më 17 prill 2040.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button