Vetëvendosje pranon fitoren e PDK-së, krenohet për dyfishim votash

Shtabi Zgjedhor i Vetëvendosjes ka pranuar se PDK është në avantazh dhe se kjo parti do ta qeverisë Kosovës, si një fatkeqësi për faj të mos daljes së qytetarëve dhe dobësive që tregoi LDK-ja, dhe të metave që ka treguar në opozitë dhe në qeverisje lokale.

Por, sipas Dardan Molliqajt, kjo qeveri nuk do ta gëzojë një mandate të plotë qeverisës. Ai tha se kjo parti krenohet me rezultatin e saj se ka dyfishim të përqindjes dhe të numrave, dhe rritje për rreth 6 deputetë në Kuvend.

Ndërsa, Ylli Hoxhaj ka dhënë edhe rezultatet dhe sipas tij PDK prin, LDK e dyta, NISMA kalon, ndërsa Vetëvendosje është afër 5 për qind, por nën prag aktualisht./ Botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button