Është arrestuar në Sicili bosi i mafias më të kërkuar në Itali, Matteo Messina Denaro

Bosi më i kërkuar i mafias në Itali, Matteo Messina Denaro është arrestuar në Sicili pas 30 vitesh në arrati. Messina Denaro thuhet se u ndalua në një klinikë private në kryeqytetin e Sicilisë, Palermo. Ai supozohet të jetë bosi i mafies famëkeqe “Cosa Nostra”, transmeton Portalb.mk.
“Kjo është një fitore e madhe për shtetin”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.
Denaro konsiderohej si trashëgimtari i “fronit” të mafias siciliane, që prej arrestimit të Toto Riina-s në vitin 1993 dhe kalimit në izolim të plotë të mikut të tij, Bernardo Provenzano.
Denaro është djali i Don Ciccio-s, bos i degës së Castelvetrano (Trapani), aleat historik i korleonezëve.
Ai ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, mes të cilave ajo e të voglit Giuseppe di Matteo, djali i një të penduari i cili u shkri në acid, pasi u mbajt peng për dy vite. Ai është dënuar edhe si pjesëmarrës në atentatet që i morën jetën dy prokurorëve më të famshëm të antimafias italiane, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino dhe për disa ngjarje të tjera mafioze.
Mafiozi, me sa duket ka vazhduar stilin e jetës së tij luksoze, falë disa bankierëve, të cilët, sipas prokurorëve, përfshijnë politikanë dhe biznesmenë. Ai ishte i njohur për veshjen e kostumeve të shtrenjta, syze dielli Rolex dhe Ray-Ban.
Hetuesit kanë pretenduar prej kohësh se ai po mbrohet nga masonët e fuqishëm në provincën siciliane të Trapanit.
Kërkimi për të gjetur Denaron u ndërlikua nga mungesa pothuajse e plotë e fotografive të fundit. Me vetëm disa fotografi identiteti të marra në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990, autoritetet italiane rindërtuan pamjen e tij në mënyrë digjitale, duke përdorur teknologjinë më të fundit kompjuterike dhe informacionin e dhënë nga gardianët e mafias. Disa informatorë zbuluan se ai iu nënshtrua një operacioni plastik të fytyrës për të fshehur identitetin e tij, ndërsa të tjerë thanë se i kishte hequr shenjat e gishtave.
Denaro konsiderohej si trashëgimtari i “fronit” të mafias siçiliane, që prej arrestimit të Toto Riina-s në vitin 1993 dhe kalimit në izolim të plotë të mikut të tij, Bernardo Provenzano.
Denaro është djali i Don Ciccio-s, bos i degës së Castelvetrano (Trapani), aleat historik i korleonezëve.
Ai ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, mes të cilave ajo e të voglit Giuseppe di Matteo, djali i një të penduari i cili u shkri në acid, pasi u mbajt peng për dy vite. Ai është dënuar edhe si pjesëmarrës në atentatet që i morën jetën dy prokurorëve më të famshëm të antimafias italiane, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino dhe për disa ngjarje të tjera mafioze.
16 janari i vitit 2023 do të mbahet mend si dita që i dha fund arratisë së atij që konsiderohej si bosi i fundit i madh i Cosa Nostra.