Fëmijëve të Shkupit u bie kapaciteti i mushkërive të bardha për shkak të ndotjes së ajrit

Më të rinjtë dhe shëndeti i tyre janë indikatorë të parë të cilët na tregojnë se diçka po ndodh me mjedisin jetësor, njofton Telma, transmeton Portalb.mk.

Sipas një hulumtimit të bërë prej më shumë vitesh fëmijët në Shkup, për shkak të ndotjes së ajrit ka 20 deri në 30% më pak kapacitet të mushkërive të bardha në krahasim me moshatarët nga pjesët tjera të Shkupit.

Fëmija pas lindjes fillon ta ndërtojë dhe përforcojë sistemin imunitar dhe kur ka ndotje të ajrit nuk i jepet ajo mundësi, thotë doktori Dimovski. Me deponimin e materieve toksike në organizëm zvogëlohet funksioni i imunitetit dhe ajo më së shpeshti te fëmijët nën 5 vjet.

“Fëmijët e lindur në këso kushte edhe më tej në jetë kapacitetet e mushkërive të bardha u janë të zvogëluara, megjithatë edhe vetë rritja dhe zhvillimi i mushkërive të bardha. Asnjëherë nuk mund të arrihet madhësia maksimale si moshatarët e tyre që jetojnë të themi në mjedise jetësore të pa ndotura. Studimet aktuale e tregojnë këtë fakt, një numër i studimeve epidemiologjike tregojnë se asnjëherë mushkëritë e tyre të bardha nuk e arrijnë rritje maksimale dhe funksion”, tha Dimovski.

Për momentin kapacitetet e Spitalit për Fëmijë në Kozle janë mbushur. Ndotja e ajrit është rrezik për përkeqësimin e gjendjes së mushkërive të bardha dhe infeksioneve respiratorë te të rinjtë.

“Efektet e ndotjes së ajrit janë të menjëhershme dhe mund të jenë afatgjate. E përkeqësojnë gjendjen kronike të mushkërive të bardha, e cila ekziston te disa fëmijë, por mund të sjellë edhe në sëmundje kronike të mushkërive të bardha si astma. Ka fluks të madh të pacientëve, kështu që kemi kontrolle prej 150 deri në 200 gjatë 24 orëve”, tha dr. Ivana ArnaudovaDanevska, pediatër në Institutin Kozle.

Ndotja e ajrit ndikon në të gjitha organet, para se gjithash enëve të gjakut, sistemit nervor, si te fëmijët, ashtu edhe te më të rriturit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button