Studiuesja: Gjuha shqipe është bastarduar kryesisht nga media

Nevila Nika, studiuese tha për “Review” në Euronews Albania se pastërtia e gjuhës fillon që nga shkolla.

Sipas saj nëse tregohet kujdes me komunikimin nëpër shkolla edhe gjuha shqipe rrënjoset e saktë, pa gabime që na ndjekin më pas edhe gjatë rritjes.

Nika solli në vëmendje se si administrata shqiptare ka si kusht për pranimin e punonjësve gjuhën e huaj, por jo gjuhën shqipe.

Sipas saj gjuha shqipe është bastarduar kryesisht nga media.

“Ne kemi arritur ta bastardojmë gjuhën shqipe kaq shumë, sidomos në media. Kujtoj Kodin Civil dhe të Procedurës Civile, jam detyruar ta lexoj për shkak të detyrës, një kapitull. Kam ndjerë kaq shumë vështirësi sepse ishte një përshtatje e frëngjishtes, italishtes me ca fjalë shqipe,” – u shpreh Nik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button