Twitter mund të lançojë një monedhë për të ndihmuar krijuesit të fitojnë para

Siç duket Elon Musk po punon për një skemë të re me të cilën Twitter mund të bëjë para nga platforma. Shërbimi duket në fazë eksperimentimi dhe është një monedhë aplikacioni quajtur “coins” për të ndihmuar krijuesit të fitojnë para nga platforma, shkruan PCWorld Albanian.

Informacioni vjen nga dy hulumtues aplikacionesh, Jane Manchun Wong dhe Nima Owiji të cilët vazhdimisht postojnë rreth funksionaliteteve ende të palançuara të aplikacioneve.

Sipas postimeve të tyre, monedhat janë një zgjerim i një funksionalitetit të bakshishit të Twitter. Një imazh i publikuar nga dy hulumtuesit tregon se monedhat janë një mënyrë për të mbështetur krijuesit të cilët prodhojnë përmbajtje në Twitter.

Planet e Twitter me monedhat janë të paqarta e as nuk ka informacione kur mund të debutojnë. Imazhet sugjerojnë se kompania të paktën është duke konsideruar implementimin e monedhave.

Ato mund të mos jenë vetëm për tu dërguar në formën e bakshishit por edhe për tu blerë dhurata brenda aplikacionit përdoruesve të tjerë.

Një imazh i ndarë nga Wong tregon se përdoruesit mund të blejnë dhurata që kushtojnë nga 1 coin deri në 5000 coin. Vetë Elon Musk nuk ka folur publikisht për këtë sistem të ri por është shprehur disa herë se dëshiron që të incentivizojë krijuesit në platformë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button