Imazhet satelitore tregojnë turma për funerale në Kinë, për një muaj janë raportuar 60 mijë raste të vdekjes nga Covid – 19

Pas reagimeve se nuk publikon të dhëna, Kina raportoi sot se nga fillimi i dhjetorit kanë vdekur pothuajse 60 mijë persona pas komplikimeve nga covid – 19, duke shtuar se ka kaluar kulmi i epidemisë, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat e komisionit të shëndetësisë nacionale thonë se, nga 8 dhjetori, 5,503 persona kanë ndërruar jetë nga probleme të frymëmarrjes të shkaktuara nga covid-19 dhe 54,435 personat që kanë pasur komorbiditete. Ato raste të vdekjes që janë të lidhura me korona virusin, janë paraqitur në kushte spitalore, që e rrit mundësinë që shumë persona kanë vdekur në kushte shtëpiake.

Sipas imazheve  satelitore të ditëve të kaluara nga disa qytete kineze, vërehen  turma të mëdha në krematoriumet dhe shtëpitë e funeralit.

Para pak kohe, Kina braktisi qasjen e saj strikte nga virusit për zero covid, që shkaktoi protesta masive pas më shumë se dy viteve kontroll të rreptë të jetës personale të qytetarëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button