Strugë, ende nuk ka filluar ndërtimi i rrugës Kolektori Lindor (pjesa e parë)

Premtimi për ndërtimin e Kolektorit Lindor pjesa 1

Aktualisht në terren nuk vërehet ndonjë hap konkret në realizimin e premtimit në fjalë. Bazuar në ilustrimin e premtimit në “Agjendën e Blertë”, përafërsisht përmes disa fotografi paraqesim situatën në terren.

This slideshow requires JavaScript.

Nga Komuna e Strugës deklaruan për Portalb.mk se punët ndërtimore nuk mundet të fillojnë pa u zgjidhur çështja pronësore-juridike, megjithatë për rrugën Kolektori Lindor ka dokumentacion teknik.

“Sa i përket rrugës “Kolektori Lindor”, ka dokumentacion të plotë teknik, por në vijim është procedura për zgjidhjen e çështjeve pronësore-juridike, sepse në atë pjesë ka shumë prona dhe pa këtë zgjidhje nuk mund të fillojnë punët ndërtimore”, deklaruan nga Komuna e Strugës.

Nga ana tjetër, nga partia më e madhe opozitare në nivel lokal Aleanca për Shqiptarët shprehen pesimist në realizimin me sukses të shumë projekteve infrastrukturore në Komunën e Strugës. Kryetari i degës së ASH në Strugë, Lulzim Nasufi, thotë se edhe përkundër buxhetit të madh komunal teren nuk shohim asnjë objekt infrastrukturor. 

“Në nivel vjetor nga buxheti i Komunës sipas “Programit për rregullimin e Tokës Ndërtimore” paguan mbi 6.000.000 euro, kurse në teren nuk shohim asnjë objekt infrastrukturor dhe nuk ka aspak transparencë për investimet. Komuna e Strugës ka numër të mjaftueshëm të të punësuarve, por mungon organizim pune dhe vullnet për realizimin e atij programi dhe punimeve të tjera të rëndësishme për qytetarët. Për këtë arsye mendoj se as edhe 2% nuk do të realizohet nga ai program në mandatin e katërt dhe të fundit të Ramiz Merkos, edhe pse nga paratë e qytetarëve si që ju potencova edhe më lartë paguhen miliona euro, ku vetëm për vitin 2023 janë paraparë rreth 6.000.000.00 euro”, u shpreh Lulzim Nasufi.

Duke u bazuar në situatën aktuale në terren të rrugës Kolektori Lindor (pjesa e parë), Portalb.mk konkludon se ky premtim infrastrukturorë i bërë në programin zgjedhor “Agjenda e Blertë”, nga kryetari aktual i Komunës së Strugës, ende nuk është realizuar.

BURIMET
* Programi zgjedhor Agjenda e Blertë faqe 45, verifikuar më 05.02.2023

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button