Rekonstruimi i rrugës Turistike në Strugë, premtim parazgjedhor që mbeti vetëm në letër

Premtimi për rekonstrumin e rr. Turistike

Duke parë nga afër gjendjen e rrugës “Turistike” mundësitë e realizimit të premtimit në fjalë brenda një kohe të shkurtër duken pesimiste. Nga inspektimi jonë në terren pamë se momentalisht nuk ka ndonjë lëvizje për rekonstruimin e segmentit rrugor në fjalë. Për të mësuar se si qëndron situata me këtë premtim dhe a është paraparë që me buxhetin e vitit 2023 të fillohen punimet në këtë segment rrugor, kërkuam informacion nga Komuna e Strugës. Autoritetet përgjegjëse lokale deklaruan për Portalb.mk se punët ndërtimore në këtë segment rrugor duhet të fillojnë këtë vit.

“Për pjesën prej te ish-“Apolonia” deri te “Eurohoteli” ka dokumentacion teknik për bulevar, edhe për korsinë e dytë nga ky bulevar, kurse pritet që punët ndërtimore të fillojnë këtë vit”, njoftuan nga Komuna e Strugës.

Për ndërtim, rikonstruktim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve lokale në Komunën e Strugës për vitin 2023 nga buxheti komunal janë ndarë 50.000.000,00 den. Opozita në Strugë është skeptike në realizimin me sukses të projekteve infrastrukturore në këtë qytet. Nijazi Xhumkar, këshilltar nga radhët e ASH në Kuvendin Komunal të Strugës thotë se nuk mundet të flitet për realizim premtimesh përderisa punimet që duhej të realizoheshin gjatë vitit 2022 as nuk u filluan.

Disa nga projektet që duhej të ishin realizuar por që as nuk u filluan punimet janë: Rreth-rrotullimi në f.Misleshovë në rrugën magjistrale M4 (1.200.000,00 den); Hapja e rrugëve, ndërtimi i shtresës së poshtme nga rr.M.Tito deri te rruga magjistrale M4 (12.000.000,00 den); Hapja e rrugëve, ndërtimi i shtresës së poshtme nga rr. Turistikja deri te rruga magjistrale (pjesë e rrugës e kolektorit lindor) (5.000.000,00 den); Rikonstruimi i shëtitores të lartme dhe të poshtme të Lumit Drini i Zi (40.000.000,00 den); Rikonstruim dhe ndërtimi i trotuareve në qytetin e Strugës (10.000.000,00 den); Hapja, tamponimi dhe asfaltimi i rrugës nga rreth-rrotullimi te policia deri te kryqëzimi me Kolektorin lindor (20.000.000,00 den)“, deklaroi për Portalb.mk Nijazi Xhumkar.

* Lexoni më shumë rreth premtimit për shëtitoren buzë Drinit të Zi – Strugë, shëtitorja buzë Drinit mbetet e shkatërruar, Merko ende nuk e ka realizuar premtimin

Njiazi Xhumkar shton se ai personalisht ka kërkuar që të elaborohen se cilat rrugë janë ndërtuar ose rikonstruar, duke kërkuar dhe informata plotësuese në këtë drejtim, megjithatë informimi adekuatë dhe transparenca mbi këtë temë lë shumë për të dëshiruar

“Rregullimin e hyrjeve ekzistuese dhe ndërtimin e hyrjeve të reja në Strugë”, ishte një ndër objektivat strategjike edhe në programin zgjedhor “Për komunën që duam” 2017-2021 me të cilët Merko i fitoi zgjedhjet lokale në Strugë. Nisur nga fakti se Merko premtoi që në mandatin paraprak se do të ketë rikonstruim të rrugës “Turistike” si dhe rrgullimin e hyrjeve të qytetit, mund të konkludojmë se ky premtim nuk është realizuar në afatin e dhënë.

BURIMET:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button