Shqipëria lehtë ndaj San Marinos (Video)

Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitore pas dy humbjeve radhazi, fillimisht ndaj Rumanisë, e pastaj kundër Hungarisë.

“Shqiponjat” kanë realizuar fitore si mysafirë i SanMarinos me rezultat prej 3:0.

Golin e parë për kuqezinjtë e realizoi mbrojtësi Mergim Mavraj në minutën e 28 të takimit, ndërsa rezultatin e dyfishoi mesfushori sulmues Armando Vajushi në minutën e 32 të ballafaqimit.

Ndërsa golin e tretë për të besuarit e trajnerit Gianni De Biasi e shënoi mesfushori Emiliano Villa në minutën e 73 të, i cili ishte njëkohësisht edhe goli i fundit në këtë ndeshje, ku Shqipëria triumfoi me rezultat prej 3:0.

Lajme të ngjashme

Back to top button