Maqedonia e Veriut e ka rritur qarkullimin industrial, dallohen prodhimet kapitale

Qarkullimi industrial në nëntor të vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje për 7 përqind në krahasim me nëntorin paraprak, ndërsa për ashtu që në sektorin e prodhimit kapital ka rritje për 26.2 për qind, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit nëntor 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet kapitale për 26.2 %, Prodhimet jo qëndrueshme për konsum të gjerë për 9.4 %, derisa ulje vërehet te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 14.0 % dhe Prodhimet e të qëndrueshme për konsum të gjerë për 15.1 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që në nëntor është regjistruar rritje për 11.2 përqind në krahasim me muajin paraprak. Raportohet që në periudhën janar-nëntor 2022 ka pasur për 14.4 përqind rritje më të madhe se periudha e njëjtë e vitit paraprak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button