Lajçaku javën e ardhshme në Kosovë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme do ta vizitojë Prishtinën, ka mësuar KOHA.

Lajçaku do ta vizitojë Kosovën pas dinamizimit të Planit evropian dhe kërkesës për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, veçanërisht pas takimit të këshilltarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në Prishtinë.

Ndërkohë, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten ka paralajmëruar se Lajçaku do të jetë në Beograd më 20 janar.

KOHA ka kërkuar përgjigje nga BE-ja për ta konfirmuar ardhjen e Lajçakut në Kosovë, por kanë thënë se datën e vizitës së të dërguarit të posaçëm për dialogun do ta njoftojnë kur është e nevojshme.

Kryeministri Kurti në konferencë për media të enjten me kancelarin austriak Karl Nehammer, është zmbrapsur për çështjen e Asociacionit. Ka thënë se krijimi i tij mund të adresohet në kuadër të Planit evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button