Komuna e Tetovës ka dhënë më së shumti leje ndërtimi

Në Maqedoninë e Veriut në nëntor të vitit 2022 janë dhënë 354 leje ndërtimi, 156 prej të cilave janë për ndërtime të larta, ndërsa 79 për rikonstruim, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit nëntor të vitit 2022 janë dhënë 354 leje ndërtimi, që është për 12.8 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në Tetovë brenda muajit nëntor janë dhënë 41 leje ndërtimi, 32 në Gazi Babë, 22 në Bërvenicë dhe Qendër, 20 në Strumicë, 18 në Zhelinë, etj.

“Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 8 935 801 000 denarë, që është për 6.7 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti, duke theksuar që gjysma e investitorëve janë subjekte juridike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button