Apple po punon në një MacBook Pro me ekran me prekje

Apple raportohet se është duke punuar për krijimin e MacBook me ekrane me prekje. Edhe pse planet nuk janë finalizuar ende, burime pranë Bloomberg thonë se laptopët me ekrane me preje të Apple mund të mbërrijnë në 2025, transmeton PCWorld.al

Për kompaninë e cila ka krijuar historinë duke thënë se ekrane me prekje janë më të mira në produkte si iPad, një qasje e tillë me MacBook do të ishte një ndryshim i madh por nuk presim distancim në aspektin e dizajnit të tyre.

MacBook Pro i spekuluar me shumë gjasa do të ketë ende macOS dhe të përfshijë një tastierë dhe trackpad standard.

Por ngjashëm me laptopët Windows 2n1 mund të sillte si hibrid. Raporti thotë se Apple gradualisht do të vendosë këto ekrane edhe në modelet e tjera Mac me kalimin e kohës por nuk synon të kombinojë macOS dhe iPadOS në një të vetëm.

Kjo do të kanibalizonte shitjet e tabletëve.

Raporti përsërit një informacion i pëshpëritur nga industria prej kohësh, ai i adoptimit të ekraneve OLED tek MacBook Pro në favor të LCD.

Vetëm iPhone dhe Watch kanë ekrane OLED.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button