Faqet fishing: Nëse doni të kontrolloni cilësinë e ajrit, duhet të merrni pjesë në një lojë shpërblyese të rreme!

Ueb-faqja për monitorimin e cilësisë së ajrit ka disa kohë që po njofton parregullsi, pra kur përdoruesit e vizitojnë faqen, fillimisht u kërkohet të hyjnë në shortin e çmimeve për të fituar një celular. Me siguri bëhet fjalë për të ashtuquajturat, faqe fishing, domethënë një lloj mashtrimi nga përdorues të paautorizuar, të cilët, përmes përdorimit të mesazheve të rreme të postës elektronike dhe faqeve të rreme të internetit, përpiqen të marrin të dhëna personale konfidenciale nga përdoruesit. Ministria e Mjedisit Jetësor thotë se bëhet fjalë për reklama të papërshtatshme që shfaqen për shkak të një komponenti të vjetëruar (Word Press) që është ende në fazën e pastrimit, shkruan Vërtetmatësi.

Në kohën kur ndotja e ajrit në vend tregon shifra jashtëzakonisht të larta, ueb-faqja e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (https://air.moepp.gov.mk/?page_id=1351) ku mund të shihen të dhënat për cilësinë e ajrit në vend ka disa kohë që po shfaq parregullsi. Përkatësisht, kur përdoruesit vizitojnë faqen, fillimisht u kërkohet të marrin pjesë në një lotari për të fituar një iPhone. Me siguri bëhet fjalë për të ashtuquajturat, faqe fishing, domethënë një lloj mashtrimi nga përdorues të paautorizuar, të cilët, përmes përdorimit të mesazheve të rreme të postës elektronike dhe faqeve të rreme të internetit, përpiqen të marrin të dhëna personale konfidenciale nga përdoruesit.

Ministria thotë se bëhet fjalë për përmbajtje dhe reklama të papërshtatshme që shfaqen për shkak të ndonjë komponenti të vjetërsuar (Word Press) i cili është ende në fazën e pastrimit.

Domethënë, nëse hyni në faqen nga shfletuesi Microsoft Edge për të mësuar për cilësinë e ajrit, pra nivelin e ndotjes, do të hasni në një ofertë për të marrë pjesë në një lojë shpërblyese, ku ju kërkohet të plotësoni një “anketë të shkurtër”:

Më pas, për ta bërë më të besueshme, mund të shihen komentet e supozuara nga përdoruesit e Facebook-ut që thuhet se kanë fituar çmimin. Gjatë kontrollimit të këtyre përdoruesve, arritëm në përfundimin se profile të tilla në Facebook nuk ekzistojnë fare.

Nëse vazhdoni t’i ndiqni linqet nga loja e pretenduar shpërblyese, do të vini në një faqe ku duhet të lini të dhënat tuaja personale, por edhe të paguani 123 denarë për të marrë telefonin, që përndryshe kushton mbi 40 mijë denarë.

Diçka e ngjashme ndodh edhe me shfletuesit e tjerë, Chrome dhe Firefox, ku fillimisht hapet loja e rreme shpërblyese dhe i njëjti problem paraqitet nëse kontrollohet cilësia e ajrit përmes celularit.

Nëse bëhet përpjekje e dytë për të hapur faqen e cilësisë së ajrit, ajo do të jetë e suksesshme, domethënë, përdoruesit nuk do t’i kërkohet të marrë pjesë në lojë shpërblyese, etj.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për Vërtetmatësin kanë thënë se problemi ka ndodhur pas migrimit nga serveri i vjetër në një server të ri.

“Duke qenë se ka përfunduar migrimi i të dhënave nga serveri i vjetër në atë të ri, për momentin po punohet intensivisht për përditësimin dhe pastrimin e platformës së vjetër që përdoret për shfaqjen e të dhënave nga Sistemi Shtetëror i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ambientit. Disa përmbajtje dhe reklama të papërshtatshme shfaqen për shkak të ndonjë komponenti të vjetëruar të platformës së vjetër (word press) që është ende në fazën e pastrimit”, na thanë ata.

Siç kemi shkruar në disa raste, institucionet shtetërore të Maqedonisë kanë qenë shënjestër e një numri të madh të sulmeve të hakerëve gjatë vitit të fundit. Këto situata vunë në pikëpyetje sigurinë dhe besueshmërinë e të dhënave në dispozicion të institucioneve.

Në këtë rast, bëhet fjalë për të ashtuquajturat fishing, domethënë një formë mashtrimi që përfshin një sërë aktivitetesh nga përdorues të paautorizuar përmes përdorimit të mesazheve të rreme të postës elektronike dhe faqeve të rreme të internetit të shumicës së organizatave financiare, duke u përpjekur të marrin nga përdoruesit të dhëna personale konfidenciale, si EMBG, emri i përdoruesit , numrat PIN, etj.

“Fatkeqësisht, ka një numër të madh përdoruesish që nuk janë të njohur me këtë lloj mashtrimi. Pasi të kenë në dorë të dhënat konfidenciale, dërguesit me qëllim të keq ose i përdorin ato vetë ose i shesin. Mesazhet shpesh i referohen faqeve të rreme, të cilat sipas pamjes së tyre korrespondojnë plotësisht me faqet e kompanive (firmave) legjitime”, shkruan Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Format më të zakonshme të fishing, sipas Agjencisë, janë:

  • Paralajmërim i rremë nga banka ose një organizatë tjetër financiare në të cilën përdoruesit i kërkohet të japë informacion personal për të parandaluar mbylljen e llogarisë..
  • Mashtrimet nga faqet e internetit të ankandeve, në të cilat përdoruesi bindet të paguajë një shumë të caktuar parash për të blerë një produkt të caktuar dhe në fakt, duke e bërë këtë, përdoruesi duke menduar se po blen një produkt, bën një pagesë në një llogari false.
  • Mesazh i rremë nga administratori që kërkon të dhëna të përdoruesit, si p.sh. një fjalëkalim.
  • Njoftime të ndryshme duke u përpjekur të zhvatin para për bamirësi të rreme.
  • Mesazhe që tërheqin përdoruesin të paguajë një shumë të caktuar parash në një llogari false (Për shembull, një mesazh për një ulje drastike të çmimit të një produkti të caktuar që mund të blihet vetëm në internet).
  • Mesazhe që ju informojnë se keni fituar një llotari dhe se ata kanë nevojë për informacionin tuaj personal që të mund ta merrni çmimin tuaj.

Për të mbrojtur përdoruesin nga kjo, Agjencia rekomandon që të mos u përgjigjeni kurrë emaileve që kërkojnë informacione personale, të mos klikoni në faqet e internetit të dyshimta dhe të mos ndiqni lidhjet nëse përdoruesi nuk është i sigurt se kush i ka dërguar ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button