FNA: Studentët e Konviktit “Pellagonia” të shqetësuar për shëndetin e tyre

Forumi për Ndryshime në Arsim, nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se, edhe pse Ministria e Arsimit dhe Shkencës në krye me ministrin Jeton Shaqiri si dhe drejtorin e Konviktit „Pellagonia” në Shkup, Agim Fejzullahu, me çdo kusht, siç u shprehën ata, mundohen të fshehin faktin që më shumë se 5 studentë janë helmuar nga ushqimi në mezen e këtij konvikti studentor, ky forum ka pranuar denoncime nga studentë, banorë të këtij konvikti, të cilët janë seriozisht të shqetësuar për shëndetin e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Studentëve përveç që ju servohet helm në pjatat e tyre, ata për këtë detyrohen të paguajnë nga 3600 denarë në muaj. Studentët, banorë të konvikteve në Maqedoninë e Veriut, me helm përballen nga momenti kur hyjnë në dyert e konviktit, kur përdorin banjon si dhe në dhomat e fjetjes.  Nëse alarmi i ndërgjegjes ende nuk i ka rënë drejtorit Fejzullahu dhe të jep dorëheqje nga posti, kërkojmë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ta shkarkojë urgjentisht nga detyra. E nëse i duhen fakte për ta mbështetur këtë, #FNA po i numëron vetëm 3 – helmimi është konfirmuar nga drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq,  kontrolli i Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka konstatuar se higjiena në kuzhinë nuk ka qenë në përputhje me kriteret mikrobiologjike për higjienën që bien në kontakt me ushqimin dhe  studentët për dy javë janë detyruar ushqimin ta sigurojnë vetë, përkundër obligimit ligjor që këtë ta sigurojë drejtoria e Konviktit”, thuhet në reagimin e tyre.

Nga kjo organizatë kërkojnë që, të gjithë studentët e helmuar nga ushqimi i pasigurtë në mezen studentore të këtij konvikti të dëmshpërblehen si dhe të mos paguajnë as një denarë për një shërbim që i ka çuar ata në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button