MPPS filloi me pagesat, kontrolloni nëse iu takon mbështetja financiare nga shteti

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informoi se, ka filluar pagesa e ndihmës financiare në pajtueshmëri me Ligjin për mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve për ballafaqim me krizën energjetike, transmeton Portalb.mk.

“Mbështetja ka të bëjë me shfrytëzuesit e të drejtës së sigurimit social të personave të moshuar, shfrytëzuesit e shtesave të posaçme, shfrytëzuesit e të drejtës për kompensim për nevoja të veçanta dhe ndryshimeve të përhershme në gjendjen shëndetësore, të cilët shfrytëzojnë komepnsim për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, ndërsa nuk shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për nevoja të veçanta, pa nevojën e kontrollit dhe prindërit e vetëm që janë shfrytëzues të evidentuar të ndihmës së garantuar minimale. Këto qytetarë marrin mbështetje financare prej 3000 denarë në muaj, në periudhë prej katër muaj”, thonë nga MPPS.

Nga ministria theksuan se, sot është paguar edhe mbështetja financiare për personat e papunësuar – shfrytëzues të së drejtës për sigurim material të personave të papunësuar si lloj i komensimit në të holla.

Mbështetja financiare për këta persona është në vlerë prej 3000 denarë në muaj, në periudhë prej katër muaj dhe e paguan Agjencia e punësimit.

Përmes fondit pensional dhe sigurimit invalidor, paguhet mbështetje financiare për shfrytëzuesit e të drejtës së pensionit në vlerë prej 14 mijë denarë edhe atë për shfrytëzuesit e pensionit deri në 11.525 denarë në muaj, 1,500 denarë në muaj, në periudhë prej katër muaj dhe nga 11,526 deri në 14.000 denarë në muaj, paguhet 750 denarë në muaj, në periudhë prej katër muaj. Për shfrytëzuesit e të drejtës për kompensim për dëmtim trupor 750 denarë në muaj në periudhë prej katër muaj.

LEXO: U publikuan listat: Kontrolloni nëse iu takon mbështetja financiare nga shteti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button