Grkovska tha se institucionet kompetente kanë ngritur procedura për dy funksionarë, por nuk zbuloi emra

Zëvendëskryeministrja për politika për qeverisje të mirë, Slavica Grkovska deklaroi sot në TV Sitel se për dy nga tre funksionarë për të cilët kabineti i saj inicoi procedura në lidhje me keqpërdorime, veç më janë ngritur procedura nga institucionet kompetente, transmeton Portalb.mk.

“Për dy veç më kemi përgigje se është ngritur procedurë dhe nuk kam për qëllim të tregoj emra apo të bëjë sensacion prej kësaj. Ne duhet t’i pranojmë gjërat e këtilla si normale. Nëse dikush ka shkelur ligjin, për të duhet të ketë procedurë”, tha Grkovska.

Në lidhje me “listën e zezë” amerikane të sanksioneve, zëvendëskryeministrja tha se nuk merret shumë me atë, sepse është mekanizëm që praktikon SHBA jo vetëm për shtetin tonë, por edhe për shtetet tjera për shumë vite.

“Momentin e parë kur do të jetë gati lista për publikim, SHBA do ta bëjë atë, unë nuk merrem shumë se kush do të jetë në atë listë, ne duhet të jemi të shqetësuar për problemet dhe çështjet tona të përditshme dhe të ballafaqohmi me to”, tha ajo.

Ajo më tej shtoi se, për ballafaqim me korrupsionin nevojiten njerëz të guximshëm me integritet që nuk kanë frikë të paraqesin korrupsionin dhe të cilët nuk janë të nënshtruar ndaj çfarë do lloj ndikime, sepse janë të bindur në korrektësinë e vendimeve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button