Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e numrit të turistëve, dominojnë turistët nga rajoni

Në Maqedoninë e Veriut në periudhën janar-nëntor të vitit 2022 është shënuar rritje e numrit të turistëve për 38.8 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – nëntor 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 38.8 %, dhe atë: numri i turistëve vendor është rritur për 6.2 %, dhe numri i turistëve të huaj është rritur për 84.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që ndërkohë numri i netëve të kaluara është rritur për 23.3 për qind.

Enti raportoi që vetëm në nëntor të vitit të kaluar janë regjistruar 56 886 turistë, ndërsa në nëntor të vitit paraprak ka pasur vetëm 38 997 turistë.

Më së shumti turistë në nëntor të vitit 2022 ka sjellë Turqia (6 324), Serbia (3 928), Greqia (2 825), Shqipëria (2 459), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button