Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi një qytetare për alarm të rrejshëm për bomba të vendosura në shkolla

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një person nën dyshimet se përmes telefonit ka paraqitur alarme për bomba në institucionet dhe qendrat tregtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Më 12.01.2023, nga zyrtarët policorë është arrestuar 55 vjeçarja A.K. nga Shkupi, për shkak dyshimeve se më 11 janar të këtij viti, përmes telefonit të saj mobil është lajmëruar në Drejtorinë Inteligjencë Financiare në Shkup dhe rrejshëm ka raportuar se janë vendosur mjete shpërthyese në shkollat e Shkupit”, raportoi Policia.

Policia sqaroi që menjëherë pas raportimit, ka gjetur të dyshuarën, për të cilën thekson se ka probleme shëndetësore. Rasti është raportuar dhe dokumentuar në Prokurorinë Themelore, për çka do të ketë kallëzim penal.

Ndryshe, nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button