Korrigjimi i librit të klasës së pestë, Ministria deri më 25 janar do të pranojë të interesuarit për Komision

Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më 25 janar do të pranojë aplikime në Thirrjen për shprehjen e interesit për pjesëmarrje në komisionin për dhënien e mendimit për propozimet e dorëzuara për ndryshime në tekstin shkollor për historinë e klasë së pestë, transmeton Portalb.mk.

“Thirrje për shprehje e interesit për pjesëmarrje në komisionin për dhënien të mendimit për propozimet e dorëzuara për korrigjime dhe/ose plotësime në tekstin e tekstit shkollor, ndërsa të njëjtat nuk përfaqësojnë më shumë se 30% të përmbajtjes së tekstit shkollor për lëndën e Historisë dhe shoqërisë për klasën e 5-të në arsimin fillor nëntëvjeçar”, sqaroi Ministria.

Kandidatët duhet të jetë mësimdhënës në fakultetin e lëndës së tekstit që është në proces, ose mësimdhënës i lëndës përkatëse, që të dy duhet të kenë nga 10 vite përvojë pune.

“Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ose të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, rr. Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 25.01.2023”, raportoi Ministria, duke theksuar që aplikimi dorëzohet në MASH.

Në fund të muajit të kaluar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik informuan se do të formohet komision që do të shqyrtojë të gjithë përmbajtjen dhe do të jep propozim për korrigjimet përkatëse në tekstin shkollor të Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë.

Ndryshe, në tekstin shkollor ka pretendime të pasakta në temën “Popullsia dhe kontinentet”, por edhe, me sa duket, për përkthim të dobët të informacionit. Kështu thuhet se vendi ynë kufizohet me Shqipërinë në lindje dhe me Bullgarinë në perëndim. Përveç kësaj, libri thotë thotë se mali Everest është pika më e lartë në tokë në një lartësi të pabesueshme 29,035 metra mbi nivelin e detit, dhe pika më e ulët është Deti i Vdekur i cili është “më shumë se 1,400 metra nën nivelin e detit”. Përveç kësaj, ka shumë gabime gjuhësore dhe drejtshkrimore, një shembull i të cilave është fjalia “Australia është kontinenti më i vogël dhe është i vetmi në botë që përbëhet nga vetëm një vend”.

Si autore të tekstit janë nënshkruar Anita Angellovska dhe Glikeria Illioska. Recensentë janë Besa Havziu-Ismaili, Aneta Soklevska dhe Violeta Shurbanovska, kurse korrektuese Violeta Jovanovska-Nikovska.

Reagimin për tekstin e ka bërë edhe Shoqata e Historianëve, e cila ka reaguar për një sërë faktesh të pasakta në tekst. Ata përmendën më shumë se 12 gabime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button