Deri më 16 janar është e hapur mundësia për marrjen e vauçerëve nga ekipet e futbollit

Federata e Futbollit në Maqedoni ka njoftuar që deri më 16 janar do të pranojnë aplikime për shfrytëzimin e mjeteve nga lirimi tatimor, transmeton Portalb.mk.
“Formulari elektronik të vërtetohet (me vulë dhe numër biznesi) dhe të firmoset. Kërkesa duhet të dorëzohet në departamentin e arkivit në FFM ose në mënyrë elektronike në adresën e emailit: roza.stefanovska@ffm.com.mk më së voni deri 16:01.2023 (e hënë) ora 14:00”, sqarojnë nga Federata.
Vauçerët janë mjete nga lirimi i tatimit në pajitm me Ligjin për sport dhe Ligjin për tatimin mbi fitimin, ndërsa te Kërkesa duhet të deklarohet llogaria e dedikuar për shfrytëzimin e mjeteve.