Disa prej mënyrave se si mund të dalin agjentët imobiliar nga zona e tyre e rehatisë

Shumë agjentë imobiliar nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre sepse kanë frikë të dalin nga zona e tyre e rehatisë. Dhe kjo i mban ata larg që të çojnë bizneset e tyre në një nivel tjetër. Një zonë komforti nuk ka të bëjë vetëm me ndjenjën e rehatisë diku; ka të bëjë me frikën. Pra, thyerja e zinxhirëve të frikës është një mënyrë e rëndësishme me të cilën ne rritemi. Nëse dëshironi të keni sukses në patundshmëri apo çfarëdo profesion tjetër, është shumë me rëndësi të kyçeni në mediat sociale.

Suksesi fillon në skajin e zonës së rehatisë. Mund të jetë sfiduese të largoheni prej aty, por sapo të merrni këtë rrezik, do të jeni në gjendje të sfidoni veten dhe të hapni dyer të reja drejt suksesit.

Këtu janë 4 mënyra kryesore që një agjent imobiliar të largohet nga zona e rehatisë (komfortit):

  • Jini të vetëdijshëm për gjërat e parehatshme dhe shqetësimet
  • Kërkoni referime
  • Përfshihuni në media sociale
  • Ndani ekspertizën tuaj duke u përfshirë në komunitetin tuaj

1. Jini të vetëdijshëm për gjërat e parehatshme dhe shqetësimet

Hapi i parë që jo vetëm agjentët imobiliar, por të gjithë duhet të ndërmarrin kur duan të dalin nga zona e tyre e rehatisë, është të ndërgjegjësohen për shqetësimet dhe gjërat që janë jashtë zonës së tyre të rehatisë. Për shembull, cilat janë gjërat që duhet të bëni, por keni frikë nga dështimi? Pse keni frikë? Mendoni se nuk jeni mjaftueshëm i mirë? Merrni guximin për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve duke qenë i sinqertë me veten dhe duke u përpjekur të ndiheni rehat me parehatinë.

2. Kërkoni referime

Ka disa mënyra si mund të marrësh referime, ndër to është kërkesa e referimeve nga njerëz që ju njohin dhe nga klientët tuaj të mëparshëm.

Megjithatë, të kërkosh referime nga njerëz që ju njohin ose klientëve tuaj të kaluar mund të jetë e vështirë për ju si agjent imobiliar. Ju nuk dëshironi të jeni shumë shtytës, megjithatë ju nevojiten referimet. Kjo mund t’ju shqetësojë sepse keni frikë se klientët e kaluar ose njerëzit që njihni mund t’ju refuzojnë.

Referimet janë një burim i fortë dhe mund të ndihmojnë në rritjen e biznesit tuaj, kështu që ja vlen edhe frika. Nëse e keni shmangur kërkesën për referime për një kohë, tani është koha për ta shtyrë veten dhe për ta bërë zakon. Në këtë mënyrë, ju do të sfidoni veten dhe do të jeni mjaft të sigurt për të  dalë nga zona juaj e rehatisë.

3. Përfshihuni në mediat sociale

Të qenit i pranishëm në mediat sociale mund t’i bëjë disa agjentë imobiliar të dalin nga zonat e tyre të rehatisë. Por injorimi i përfitimeve të mediave sociale për biznesin tuaj nuk është një opsion. Njerëzit duhet të ndërveprojnë me ju çdo ditë dhe të dinë se sa të përkushtuar jeni në biznesin e pasurive të paluajtshme. Në mediat sociale, ju mund të zgjeroni rrjetin tuaj; është një nga mënyrat më të mira për të promovuar biznesin tuaj dhe të automatizoni marketingun në patundshmëri. Bërja e videove, postimi shpesh dhe ndërveprimi me njerëz që nuk i njihni mund të jetë e vështirë për ju, por në fund të fundit, ky është qëllimi nëse doni të dilni nga zona juaj e rehatisë.

Edhe pse të jesh i pranishëm në platformat e mediave sociale kërkon kohë dhe mund të jetë e vështirë për dikë që nuk i përdor shpesh, përfshirja në to është e nevojshme nëse dëshironi të keni sukses në patundshmëri apo çfarëdo profesion tjetër.

4. Ndani ekspertizën tuaj duke u përfshirë në komunitetin tuaj.

Mund të jetë e pakëndshme për ju që të përfshiheni në komunitetin tuaj dhe të ndani ekspertizën tuaj, sepse mund të shqetësoheni se çfarë do të mendojnë njerëzit ndërsa jeni duke folur për punën tuaj. Por nëse doni të keni sukses në biznesin tuaj, dilni nga kjo zonë komforti. Shfrytëzojeni mundësinë për të njohur komunitetit tuaj dhe duke u përfshirë me ta. Tregojeni ekspertizën tuaj tek dikush I ri të paktën njëherë në javë. Njerëzit e vlerësojnë kur një ekspert në fushën e tyre ndan informacione dhe u përgjigjet pyetjeve relevante.

Mund të jetë e vështirë për ju, por kontakti me njerëzit dhe shfaqja e ekspertizës suaj do t’ju sfidojë të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe t’i bëni njerëzit t’ju njohin dhe t’u kujtoni atyre se jeni në biznesin e pasurive të paluajtshme. Është një nga mënyrat për të rritur brendin tuaj personal si agjent imobiliar.

Ju mund të përfshiheni në komunitetin tuaj duke qenë i pranishëm në ngjarje të ndryshme ose duke u bërë vullnetarë.

Mos kini frikë të eksperimentoni!

Nëse doni të largoheni nga zona juaj e rehatisë, mos kini frikë të eksperimentoni. Jepini vetes një shans për të provuar diçka të re, pastaj vëzhgoni rezultatet. Ju kurrë nuk do të dini se çfarë mund të merrni nëse nuk provoni!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button