Është hapur tregu i mbyllur në Kisella Vodë

Në vendin e tregut të vjetër gjysmë të hapur jo standard në Komunën e Kisella Vodës, pas ish-kinemasë së vjetër, është ndërtuar një objekt i mbyllur modern, i standardizuar, me sipërfaqe 250 metra katrorë dhe 16 vende. Me këtë është realizuar një nga premtimet e Orce Georgievskit, si kandidat për kryetar komune para zgjedhjeve lokale të vitit 2021, shkruan Vërtetmatësi.

“Premtim: Treg i mbyllur në Kisella Vodë”

[Burimi:Porgrami parazgjedhor i Orce Georgievskit (f. 19); Data: teto2021]

ARSYETIM:

Kryetari aktual i Komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski, në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 si kandidat i VMRO-DPMNE-së, në programin e tij ndër projektet tjera në f. 19, premtoi ndërtimin e një tregu të mbyllur në Kisella Vodë. Një vit pasi Georgievski u zgjodh në postin e kryetarit të njërës prej komunave më të mëdha të Shkupit, ky premtim i tij është realizuar.

Në faqen e Komunës, më datë 27.12.2022, mund të gjeni informacionin se është vënë në përdorim tregu i mbyllur, i cili ndodhet në vendndodhjen e tregut të hapur të improvizuar, diku prapa ish-kinemasë Kisela Voda dhe mu përballë njërit nga dyqanet e zinxhirit të marketeve Tineks.

 Në brendi të tregut. Foto: Komuna e Kisella Vodës/ueb

Tregu u ndërtua shumë shpejt në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, e cila ndau dy të tretat e mjeteve të nevojshme dhe vetë Komuna mori pjesë me një të tretën nga buxheti i saj. Në njoftimin në faqen e komunës ndër të tjera thuhet:

“Është një hapësirë ​​me një sipërfaqe prej 250 metrash katrorë, në të cilën janë vendosur 16 tezga. Ndodhet në vendin e një ish-tregu të egër që funksiononte në kushte jostandarde. Objekti i ri modern është ndërtuar sipas të gjitha standardeve dhe rregulloreve dhe plotëson estetikën e qendrës së Kisella Vodës, ku është edhe Shtëpia e Kulturës “Biljana Beliçanec” dhe parku “Maqedonia”.

…Dëshiroj të falënderoj Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, e cila njohu angazhimin tonë për përmirësimin e kushteve për banorët e Kisella Vodës dhe për realizimin e këtij tregu, dhe hyri në partneritet financiar me Komunën e Kisella Vodës. Projekti kap vlerën prej 13 milionë denarë, prej të cilave 9,8 milionë denarë janë siguruar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Në të njëjtën kohë, dua të falënderoj këshilltarin nga Këshilli i Komunës së Kisella Vodës, Jane Petkovski nga radhët e PLD-së, për përpjekjet për realizimin e projektit” – tha Georgievski.

Sipas informacioneve nga Kisela Voda, tregu është ndërtuar për 100 ditë nga fillimi i punimeve. Në total, përafërsisht një vit pas premtimit dhe pasi Georgievski u bë kryetar i Komunës së Kisella Vodës.

Georgievski ishte i ftuar edhe në “Utrinska na Telma” më 01.11.2022, ku tregoi detaje të tjera për zgjidhjen urbane dhe se si është integruar me Shtëpinë e Kulturës “Biljana Beliçanec”, në të cilën së shpejti do të funksionojë kinemaja, diçka që qytetarët Kisela Voda nuk e kanë për të paktën tre dekada.

Nga këto argumente mund të gjykohet se premtimi i Georgievskit për ndërtimin e tregut të mbyllur në Kisella Vodë është realizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button