Institucionet në Maqedoninë e Veriut harxhuan qindra milionë euro dhe nuk siguruan sistem racional dhe efikas të ujitjes, vlerësoi Revizioni

Enti Shtetëror i Revizionit në analizën rreth menaxhimit të sistemit të ujitjes, vlerësoi që autoritetet nuk kanë siguruar një sistem efikas dhe racional, transmeton Portalb.mk.

“Politikat, masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga organet përgjegjëse dhe organet që kryejnë veprimtari të ujësjellësit, nuk siguruan shfrytëzim racional dhe efikas të ujit për ujitje dhe menaxhim të mirë me sistemin e ujitjes”, vlerësojnë nga Revizioni.

Hulumtimi i Revizionit ishte në lidhje me çështjen “A është siguruar menaxhim i mirë i sistemit të ujitjes”. Maqedonia e Veriut 92.2 milionë euro nga Buxheti i saj dhe 193 milionë euro nga kreditë i ka shpenzuar për ndërtimin e hidrosistemeve shumëfunksionalë, ndërkohë 2/3 e sipërfaqes bujqësore shfrytëzon ujë të pafaturuar, që ndikon negativisht në buxhetin e shtetit dhe të kompanive.

“Për shkak mosfillimit në kohë të aktiviteteve dhe dinamikës së ngadaltë, janë shpenzuar 272 mijë euro për shkak mosshfrytëzimit të mjeteve nga kreditë”, alarmoi Revizioni.

Revizioni sqaroi që mjetet e faturuara nuk mbulojnë shpenzimet e mirëmbajtjes së sistemit, sistem i cili tashmë është i vjetruar dhe karakterizohet me humbje të madhe të ujit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button