iPhone 16 Pro do të ketë teknologjinë Face ID nën ekran

iPhone 16 Pro do të ketë teknologjinë Face ID nën ekran raportoi media Koreane The Elec, raporton PCW.

Raporti thotë se Apple do të zhvendosë komponentët e nevojshëm për verifikimin Face ID nën ekranin e iPhone në 2024. Kur nuk është në përdorim, kamera TrueDepth për Face ID nuk do të jetë e dukshme nën ekran.

Ndërsa kamera ballore do të ketë prerjen e vet në ekran. The Elec tha se prerja në ekran që aktualisht akomodon teknologjinë Face ID në iPhone 14 Pro do të ngelet në iPhone 15 Pro duke qenë se vendosja e tyre nën ekran është ende e pamundur.

Ka pasur spekulime të mëhershme se të gjitha modelet iPhone 15 do të kenë Ishullin Dinamik (Dynamic Island), një karakteristikë që ngeli vetëm në iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max këtë vit.

Pasi të ketë adresuar vendosjen e Face ID nën ekran, Apple në të ardhmen do të përpiqet të kapërcejë sfidën e vendosjes së kamerës gjithashtu.

Modelet Pro do të jenë të parat që kanë për të adoptuar inovacionin e ri, njëlloj siç ndodhi me Dynamic Island.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button