Nga nesër pagesa e mbështetjes financiare të janarit për pensionistët, nga marsi harmonizim i ri i pensioneve, paralajmëroi kryeministri

Standardi i pensionistëve nuk ka qenë kurrë kaq i mbrojtur sa sot. Metodologjia që kemi krijuar së bashku me Shoqatën e Pensionistëve të Maqedonisë (LShPM) jep rezultate në afat të gjatë, raportoi MIA. Harmonizimi sipas kësaj metodologjie bëhet dy herë gjatë vitit, në mars dhe shtator dhe pasojnë ndryshimet e dy indekseve për harmonizim, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e LShPM-së.

Kryeministri njoftoi se nesër pensionistët në llogaritë e tyre do të marrin pagesën e dytë të mbështetjes financiare për pensionistët me pensione më të ulëta prej 14.000 denarë, nga gjithsej katër pagesa, gjegjësisht mbështetje financiare në një periudhë prej katër muajsh.

“Në fillim të vitit të ri u takova me udhëheqësinë dhe anëtarët e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë për të konfirmuar se si në partneritet vazhdojmë të kujdesemi për standardin e jetesës së pensionistëve përmes politikave sistematike dhe të përgjegjshme ndërsa  jo si në kohët e kaluara kur pensionistët  shfrytëzoheshin për qëllime parazgjedhore”, tha Kovaçevski pas takimit, ku mori pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.

Në takimin e sotëm, siç shtoi Kovaçevski, bashkërisht kanë konstatuar se përkrahja që Qeveria u jep pensionistëve është një ndihmë e madhe, si me miratimin e metodologjisë së re për llogaritjen e pensioneve ashtu edhe me masat kundër krizës.

Ai theksoi se muajin e kaluar me pagesën e pensionit të dhjetorit mbështetje financiare prej 1.500 denarë kanë marrë 62.951 persona, pensioni i të cilëve është deri në 11.525 denarë, ndërsa 750 denarë kanë marrë 65.704 persona, me shumën e pensioneve nga 11.526 deri në 14.000. denarë.

“Kjo nuk është e vetmja mbështetje financiare për pensionistët e ofruar nga masat kundër krizës. Ndihmë financiare në vlerë prej 3.000 denarë morën 330 mijë pensionistë për muajt mars, prill dhe maj të vitit 2022”, shtoi kryeministri.

Ai po ashtu përmendi se pensionistët në vitin 2023 kanë hyrë me pensione më të larta për rreth 10 për qind.

Kryetarja e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, Stanka Trajkova, pas takimit deklaroi se me metodologjinë e re është arritur qëllimi themelor për pensionistët, ndërsa ai është që pensionet të harmonizohen me një pjesë të rritjes së kostos së jetesës dhe një pjesë të rritjes së pagave në masë të barabartë në përqindje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button