Partia e Fortë shpalli fitoren!

Partia e Fortë ka shpallur fitoren në orën 19:03 minuta.

 “Partia e Fortë shpall fitore të parevokueshme në këto zgjedhje. Njoftojmë partitë tjera dhe qytetarët për aktin e lartë juridik të ‘Piu maca ujë’, përmes të cilit deri në zgjedhjet e ardhshme kjo fitore mbetet e pakthyeshme,” ka thënë kryeministri Arifaj.   Ai ka vazhduar më tej, duke thënë se presin vetëm që ndërkombëtarët të certifikojnë rezultatin e fitores të parevokueshme të PF-së.  

Partia e Fortë thotë se fitorja nuk është shpallur sikundër bëjnë partitë e tjera pas mbylljes së kutive, por është shpallur me vetëdijen e lartë të fitores së sigurt!

Lajme të ngjashme

Back to top button