Inspektorati Sanitar: Ushqimi në konviktin “Pellagonia” ishte i sigurt, por jo edhe higjiena në kuzhinë

Të gjashtë mostrat e marra ushqimore plotësojnë rregulloret për sigurinë mikrobiologjike të ushqimit, dhe nga tetë tamponët e marra nga sipërfaqet e punës, tre parametrat e kontrolluar nuk janë në përputhje me kriteret mikrobiologjike për higjienën e sipërfaqeve dhe objekteve që bien në kontakt me ushqimin. Këto janë rezultatet e analizave të mostrave të marra nga autoritetet nga sipërfaqet e punës dhe nga ushqimet në konviktin e studentëve “Pellagonia”, pasi dyshohej se studentët ishin helmuar nga ushqimi i përgatitur në kuzhinë, transmeton Portalb.mk.

“Pasi morëm rezultatet, morëm edhe tampona kontrolli nga sipërfaqet e punës ku kishte gjetje pozitiv. Më datë 10 janar është kryer kontroll mbikëqyrës inspektimi, gjatë të cilit është konstatuar se është vepruar në të gjitha pikat. Ndalimi i përkohshëm pushon së vlefshmi dhe objekti vazhdon të punojë”, njoftoi Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (IShSSh).

Drejtori i konviktit, Agim Fejullahu, në një prononcim për Meta.mk ka thënë se për ditët në të cilat qiramarrësit nuk kanë marrë ushqim për shkak të mbylljes së kuzhinës do të ulet shuma që do të duhet të paguajnë. Ndryshe, çdo qiramarrës në “Pellagonia” paguan 3600 denarë për akomodim dhe ushqim.

Më 28 dhjetor, Meta.mk raportoi se gjashtë studentë që jetojnë në konvikt kanë shfaqur simptoma të helmimit nga ushqimi, pas së cilës inspektorët kanë kontrolluar nëse ka qenë nga ushqimi që kanë ngrënë në mensën e studentëve. Pas njoftimit, redaksia e Metës mori reagime nga studentë të cilët pretendonin se numri i të helmuarve ishte shumë më i madh. Studentët hëngrën bizele të ziera me mish derri dhe viçi dhe puding vanilje. Pas shfaqjes së simptomave të para, gjashtë prej tyre kanë kontaktuar Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, ndërsa këtë për Meta.mk e konfirmoi edhe drejtoresha e klinikës, dr.Milena Stevanoviq.

Inspektorët e IShSSh-së, në një inspektim të koordinuar me punonjës të Qendrës për Shëndet Publik, Institutit të Shëndetit Publik dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, inspektuan kuzhinën dhe e mbyllën me shirit zyrtar me nënshkrim dhe vulë. Me vendim është ndaluar përdorimi i objektit deri në pastrimin e përgjithshëm mekanik, dezinfektimin urgjent, dezinsektimin dhe deratizimin e objektit dhe ekzaminimet emergjente shëndetësore e higjienike të 12 punonjësve në kuzhinë, si dhe deri në marrjen e rezultateve negative nga strishet e marra nga hapësira e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button