Kosovë, tetë persona të arrestuar për manipulime

Deri më tani në polici janë paraqitur 7 raste, ndërsa janë arrestuar tetë persona. Kështu pohoi Laura Pula, në një konferencë për media, ku ka njoftuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sipas saj, në Leposaviq është raportuar për disa votime nga qytetare të njëjtë, por pas paraqitjes së tyre në OSBE është vërtetuar se nuk paraqet rast penal.

Pula po ashtu tha se prokurorët e shtetit, do të vazhdojnë punën dhe pas orës 19:00, atëherë dhe kur do të mbyllen vendvotimet, duke vëzhguar për se afërmi numërimin e votave.

Ndryshe edhe gjatë kësaj konference u tha se procesi zgjedhor nuk është përcjellë, me ndonjë incident madhor. / Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button