Nuk janë publikuar ende kontratat në vepër nga Komuna e Tetovës për tre mujorin e katërt të vitit 2022

Komuna e Tetovës nuk e ka publikuar ende listën e personave të angazhuar me kontratë në vepër në Komunë për periudhën tetor-dhjetor 2022, pavarësisht se publikimi i tyre çdo tre muaj ishte premtim i udhëheqësisë së Komunës. Nga Komuna njoftuan se pritet së shpejti lista të publikohet në ueb-faqen e komunës, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse kanë kaluar gati dy javë që nga përfundimi i vitit 2022, deri më tani, nuk dihet sa persona përmes kontratave në vepër janë të angazhuar në Komunën e Tetovës për këtë periudhë.

Nga Komuna e Tetovës për Portalb thanë se lista do të publikohet së shpejti në ueb-faqe, por kjo ende nuk është bërë.

Kujtojmë që Komuna e Tetovës, tre herë për vitin 2022 ka publikuar lisën e personave të angazhuar me kontrata në vepër, në tremujorin e parë të vitit ishin 78, në tremujorin e dytë ishin 14, në tremujorin e tretë ishin 43. Sipas këtyre shifrave, pa përfshirë periudhën tetor-dhjetor 2022, i bie se nga janari deri në muajin shtator gjithsej janë bërë 135 kontrata në vepër.

Sipas prokurimeve publike, Komuna e Tetovës në mars të vitit 2022 ka lidhur marrëveshje me agjencinë për punësim “Xhob 2011” nga Shkupi në vlerë prej 18.290.00 milionë denarësh (rreth 297 mijë euro), për punësime të përkohshme.

Edhe pse paguhen me paratë e qytetarëve, kontratat e punës të realizuara nga Komuna e Tetovës përmes agjencisë private për punësim “Xhob 2011” mbeten sekrete për publikun, komuna nuk i tregon emrat se kush është punësuar përmes kësaj marrëveshjeje. Topin e hedhin te agjencia private, ndërsa kjo e fundit nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske.

Ndryshe, kryetari aktual i Komunës, Bilall Kasami, para se të vijë në krye të komunës premtoi llogaridhënie permanente dhe komunë transparente, e cila gjëndër edhe në programin zgjedhor për Tetovën 2021-2025. Ku në mes tjerash theksohet: Llogaridhënia permanente për shpenzimin e mjeteve publike, veprimet e administratës të jenë të verifikueshme online për qytetarët dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button