Spanjë: Kompanitë e duhanit duhet të paguajnë për pastrimin e bishtave të cigareve

Miliona bishta cigaresh hidhen çdo vit nëpër rrugët dhe plazhet e Spanjës dhe çlirojnë mbetje toksike për asgjësimin e të cilave nevojiten dekada të tëra, transmeton DW.

Qeveria spanjolle ka vendosur tani rregulla të reja për mbrojen mjedisore, sipas të cilave kompanitë që përpunojnë duhan dhe prodhojnë cigare do të duhet të paguajnë faturën për pastrimin e bishtave të cigareve.

Rreth një e pesta e spanjollëve të rritur pinë duhan

Sipas shkencëtarëve ndotjet mikroplastike mund të pengojnë gjithashtu edhe rritjen e bimëve.

Shifrat nga viti 2020 tregojnë se rreth një e pesta e spanjollëve të rritur pinë duhan.

Rregullat hynë në fuqi këtë javë, por mbetet e paqartë se si do të zbatohen dhe nëse kompanitë mund t’i kalojnë kostot te konsumatorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button