Gjermania lehtëson rregullat, duan të dyfishojnë kuotën e ardhjes së punëtorëve nga Ballkani Perëndimor, paralajmëroi gazetarja e DW

Në një lidhje direkte në Klan, ka qenë gazetarja e Deutsche Welle, Lindita Arapi e cila ka folur për projektligjin që është miratuar në Gjermani, ku do të dyfishohet kuota e ardhjes së punëtorëve nga Ballkani Perëndimor, pasi Gjermanisë i mungon fuqia punëtore në të gjitha sektorët.

Lindita Arapi: Gjermanisë i nevojiten 400 mijë punëtorë të kualifikuar për të kompensuar ndryshimin demografik që ka në vit. Sipas një projektligji të përgatitur nga Ministria Federale e Punës Gjermane dhe Ministria e Brendshme ata duan të dyfishojnë kuotën e ardhjes së punëtorëve nga Ballkani Perëndimor. Deri tani kjo kuotë është 25 mijë, duan ta bëjnë deri në 50 mijë në vit. Bëhet fjalë që mund të vijnë dhe punëtorë pa kualifikime të caktuara, pra për punë të thjeshta, por duhet të gjejnë një kontratë pune dhe duhet dhe të kërkojnë pastaj orarin për vizë në ambasadat gjermane.

Aldo: Për çfarë sektorësh kryesisht bëhet fjalë?

Lindita Arapi: Gjermanisë i mungojnë në të gjitha sektorët punëtorë. Edhe në gastronomi, sidomos në sistemin shëndetësor, zanatçinjtë janë shumë të kërkuar në Gjermani. Pa ardhjen e fuqisë punëtore nga jashtë, Gjermania, flitet dhe nga ekspertët, rrezikon madje edhe fuqinë e saj ekonomike. Gjermania po përgatit dhe kartën e shanseve që është në planifikim e sipër. Kjo karta e shanseve do të jetë me sistem pikësh, më së pakti duhet të kesh 6 pikë. 4 pikë do të jepen për kualifikimet profesionale, 3 pikë për njohjen e mirë të gjuhës, ose të paktën 3 vite përvojë pune, 2 pikë nëse personi është më i ri se 35 vjeç dhe 1 pikë nëse ka jetuar ligjërisht më përpara në Gjermani, të paktën 6 muaj.

Gjithashtu Lindita ka treguar se kushdo që merr një pasaportë gjermane, nuk do të dorëzojë nënshtetësinë origjinë.

AldoSigurisht në formë zërash apo thashetheme portalesh qarkullojë edhe fjalë që sipas tyre, shqiptarët që janë aty, do të marrin nënshtetësinë më lehtë se nga ata që e kanë marrë më përpara, thashethem është ky apo plan?

Lindita Arapi: Edhe këtu ka ndryshime dhe është përgatitur një projektligj që është futur në fundjavë, ky projektligj u përgatit nga Ministria e Brendshme që të gjithë shqiptarët e dinë këtë gjë që kanë marrë pasaportën gjermane, duhet të linin më parë pasaportën shqiptare. Me këtë modernizim që po i bën Gjermania edhe politikës së nënshtetësisë, do të hiqet ai detyrimi në të ardhmen, projektligji është gati, por ndoshta brenda këtij viti mund të marrë fund dhe nuk do të jetë më ajo nevoja për të dorëzuar nënshtetësinë origjinë për qytetarë jashtë BE-së, por do të kesh mundësinë që të kesh dy nënshtetësitë.

Do të ketë një shkurtim kohë, nënshtetësia deri tani është marrë deri në 8 vjet duhet të prisje që të merrje nënshtetësinë gjermane, koha tani do të jetë deri në 5 vjet, ndërsa në raste të veçanta nëse ke arritje të shpejta integruese, je i shkëlqyer në një fushë të caktuar, në punë, ke disa arritje që janë kontribut për shoqërinë gjermane, mund të bëhet fjalë dhe për 3 vjet që ta shtrosh kërkesën për të marrë nënshtetësinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button