Për një vit në industrinë e Maqedonisë së Veriut kemi rritje të çmimit afër 14 %, ndërsa te produktet metalike kemi rritje për 46 %

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar është regjistruar rritje e çmimeve në nivel mujor dhe vjetor, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm në nivel mujor janë më të ulëta për 0.7 %, ndërsa në nivel vjetor më të larta për 13.8 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me vitin paraprak, rritje më e madhe e çmimeve është regjistruar te furnizimi me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar (31.3 %), ndërsa te prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara kemi rritje të çmimit për 46.5 për qind.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button