Interi i dha Skriniarit një ultimatum

Kontrata aktuale e Milan Skrinjarit me Interin skadon në fund të sezonit. Klubi nga Milano dëshiron të mbajë në skuadër sllovakun 27-vjeçar, por zikaltërit nuk do të presin shumë për vendimin e mbrojtësit, raporton ABC. Sipas Sky Sports Italia, Interi i ka dhënë Skrinjarit një ultimatum ai duhet të japë një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij deri më 20 janar.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë klubi i Milanit mund edhe të tërheqë ofertën e tij për një kontratë të re dhe të fillojë të planifikojë largimin e Skrinjarit gjatë verës.

PSG po tregon një interes aktiv për Milan Skriniar. Parisienët mund të nënshkruajnë falas me Sllovakun në fund të sezonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button