RMV, gjysmë-vjetori i dytë fillon me 23 janar

Gjysmë-vjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut do të fillojë me 23 janar me prani fizike. Kështu ka vendosur Qeveria pas propozimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), transmeton Portalb.mk.

Në vend se me 18 janar, nxënësit do u rikthehen bankave me 23 janar. Kjo sipas Ministrisë së Arsimit bëhet për shkak të kursimit të ngrohjes dhe mbrojtjes së shëndetit të nxënësve.

Përndryshe, në seancën e sotme të Qeverisë u miratua edhe Plani i Veprimit për realizimin dhe zbatimin e Strategjisë Nacionale për barazi dhe mosdiskriminim 2022-2026.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button