Për 11 muaj në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 3.5 miliard euro deficit tregtar

Maqedonia e Veriut vitin e kaluar ka shënuar rritje të eksportit dhe importit, ndërsa deficiti tregtar i regjistruar për 11 muaj është 3 460 579 000 euro, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar – nëntor të vitit 2022, është 7 649 413 000 euro, ndërsa vlera e importuar është 11 109 992 000 euro”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që eksporti është rritur për 20.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa importi për 27.8 për qind.

Në periudhën janar – nëntor të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, raportoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button