Arrest shtëpiak për një tetovar i cili dyshohet për veprën penale “tentim për vrasje”

Prokuroria Publike Themelore në Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër personit 19 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Tentim për Vrasje, transmeton Portalb.mk.

“Më 7 janar, i dyshuari e ka takuar viktimën në orët e hershme të mëngjesit dhe më pas kanë shkuar në një kazino në fshatin Zhelinë. Në kazino i ka kërkuar viktimës 50 euro të cilat i ka shpenzuar menjëherë. Më pas kanë shkuar në një kazino në fshatin Zherovjan, ku gjithashtu i ka kërkuar dhe i ka marrë viktimës 50 euro. Kur është kthyer i nervozuar në veturë, i dyshuari i ka kërkuar viktimës më shumë para, por ai ka refuzuar t’i japë. Në atë moment i dyshuari ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e ka kërcënuar. Viktima sërish ka refuzuar t’i japë para dhe i ka thënë të dalë nga vetura e tij, pas së cilës i dyshuari e ka goditur me thikë disa herë në bark dhe në gjoks. Viktima ka zbritur menjëherë nga vetura dhe ka filluar të vrapojë, ndërsa i dyshuari ka vrapuar pas tij me thikë në dorë. Ai e ka arritu dhe i ka dhënë edhe disa goditje të tjera në shpinë dhe në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën”, sqarojnë nga Prokuroria.

Viktima është rrëzuar përtokë dhe i ka dhënë të gjitha paratë që kishte me veterreth 300 euro, pas së cilës i dyshuari ka ikur.

Prokurori publik kompetent gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë i ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës arrest shtëpiak dhe masën e konfiskimit të dokumenteve të udhëtimit dhe të tjera për kalimin e kufirit shtetëror për të dyshuarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button