Në Mekë më 1 janar nuk ka rënë borë

Sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë në Arabinë Saudite, një video që tregon borën që bie në Xhaminë e Madhe në Mekë është ndryshuar në mënyrë digjitale. Në një postim në Twitter të postuar në faqen zyrtare të Arabia Weather thuhej gjithashtu se video e titulluar: “Bora e parë në Mekë” ishte ndryshuar teknikisht me filtra, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin shpërndahet informacioni se në Arabinë Saudite, në faltoren më të madhe fetare myslimane në Mekë, ka rënë borë pas 92 vitesh. Lajmet dhe video materiali janë shpërndarë më 1 janar 2023.

Në tekst thuhet se në Mekë bie borë, gjë që nuk ka ndodhur me dekada. Artikulli më pas shpjegon se:

“Arabia Saudite ka një klimë shkretëtire me ditë jashtëzakonisht të nxehta. Nuk ka as shumë ditë me shi. Statistikat tregojnë se reshjet më të mëdha gjatë vitit ndodhin përgjatë Bregut të Gjirit, i cili merr rreth 300 mm shi në vit. Shumica e reshjeve ndodhin gjatë sezonit të musoneve të Oqeanit Indian, nga tetori deri në mars. Arabia Saudite gjithashtu përjeton stuhi të mëdha rëre”.

Temperatura më e lartë e regjistruar në Arabinë Saudite ka qenë 54 °C (129 °F). Temperatura më e ulët -11 °C (12 °F) në Turaif në vitin 1973.

Në fund të tekstit shtohet: “Dhe pas 92 vitesh sot ra borë në Mekë” dhe shpërndahen pamjet video të besimtarëve në Mekë, dhe pamjet ku duket sikur bie borë.

Megjithatë, është një video e përpunuar në mënyrë digjitale, që e tregon atë sikur të kishte rënë borë. Kontrolluesit e fakteve Informatat Islamike raportuan se videoja ishte e rreme.

“Interneti është vërshuar me një video që tregon atë që duket të jetë borë që bie pranë Mesxhid al-Haram, e njohur gjithashtu si Xhamia e Madhe në Mekë. Videoja është e rreme. Temperatura në xhami në verë arrin deri në 50 gradë Celsius. Videoja është edituar dhe bora zhduket në vende të caktuara. Arsyet e krijimit të një videoje të tillë false mund të jenë financiare, për vëmendje në rrjetet sociale apo për të fituar ndjekës”, shkruan faqja.

Edhe verifikuesit e fakteve të Reuters shkruajnë se videoja është ndryshuar në mënyrë digjitale.

Një video që tregon borën që bie në Xhaminë e Madhe të Arabisë Saudite në Mekë është ndryshuar në mënyrë digjitale, sipas qendrës kombëtare të meteorologjisë së Mbretërisë. Zëdhënësi zyrtar i Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë, Hussein Al Qahtani në Twitter shkruajti se video ishte e manipuluar.

“Videoja që tregon borën që bie pranë xhamisë nuk është reale dhe është përpunuar me efekte shtesë”.

Edhe në një postim në Twitter të postuar në faqen zyrtare të Arabia Weather, (sajt për monitorimin e motit) thuhet se videoja që qarkullon me titull: “Bora e parë në Mekë” është një video e ndryshuar teknikisht me filtra, sepse temperatura në Mekë është 30 gradë celsius dhe kushtet klimatike nuk janë gati për borë.

Kontrollues të tjerë të fakteve kanë dalë në të njëjtat përfundime, se videoja është ndryshuar në mënyrë digjitale.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, postimin që po e shqyrëtojmë si të pavërtetë. Videoja është ndryshuar në mënyrë dixhitale, nuk ka rënë borë në faltoren më të madhe fetare myslimane në Mekë më 1 janar të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button