Partitë shqiptare të RMV-së në takim me Edi Ramën, 5 vjet pas nënshkrimit të “Deklaratës së Tiranës”

Partitë shqiptare nga Maqedonia e Veriut janë ftuar sot në Tiranë për takim nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për koktej, pritje festash apo darkë. Disa nga partitë shqiptare kanë konfirmuar se do të shkojnë në takimin në Tiranë. Alternativa, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa thanë për MIA-n se kanë marrë ftesë për takim dhe se do të shkojnë, por nuk kanë specifikuar detaje. MIA ka kërkuar përgjigje edhe nga BDI, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje, transmeton Portalb.mk.

Kjo ishte platforma fillestare e partive të shqiptarëve në negociatat për formimin e qeverisë së re.

Gjashtë vjet më vonë, gama e çështjeve për diskutim në Tiranë është shumë më e madhe: perspektivat integruese, ndryshimet kushtetuese në RMV dhe mbështetja e tyre nga partitë shqiptare, tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, situata në rajon…

Në takimin e sotëm në Tiranë janë ftuar liderët e BDI-së – Ali Ahmeti, i Aleancës për Shqiptarët – Arben Taravari, i Lëvizjes Besa – Bilal Kasami, i Alternativës – Afrim Gashi dhe i PDSH-së – Menduh Thaçi.

Më 7 janar t vitit 2017-të, derisa vendi ishte në krizë të thellë politike, partitë shqiptare të Maqedonisë së Veriut në një takim në Kryeministrinë e Shqipërisë, nënshkruan një dokument të quajtur “Deklaratë e Përbashkët e Partive Politike Shqiptare në Republikën e Maqedonisë”, i cili kishte për qëllim mbrojtjen e interesave të popullatës shqiptare në vend dhe avancimin e të drejtave, paralelisht me angazhimin për përforcim të rrugës euroatlantike të vendit.

Vetëm një vjet pas nënshkrimit të kësaj deklarate, e cila mes tjerash parashikonte dhe takime të përbashkëta të partive shqiptare, liderët politik filluan të grinden mes vete dhe të mos shkojnë te njëri-tjetri në takimet e ftuara.

Sot, 5 vjet pas nënshkrimit asnjëra prej partive shqiptare në vend nuk e përmend Deklaratën dhe nuk thirret në zotimet e saj. Pavarësisht se disa prej pikave të këtij dokumenti janë realizuar, askush nuk mban evidencë apo llogari për atë që nuk është realizuar.

Nënshkrimi i Deklaratës, shkaktoi revoltë te pushteti i RMV-së, në krye me VMRO-DPMNE-në, e cila udhëhiqej nga Nikolla Gruevski. Presidenti i Gjorge Ivanov, doli me konferencë për shtyp dhe kërkoi që SHBA, NATO dhe Turqia ta heqin poshtë këtë Deklaratë pasi që është përgatitur në shtet të huaj. Për këtë, ai refuzoi t’ia jep mandatin kryetarit të atëhershëm të LSDM-së, Zoran Zaev. Në ndërkohë, tensionet politike u përcollën edhe nëpër rrugë ku simpatizantë të VMRO-së protestuan kundër siç e quanin ata “Platforma Shqiptare”.

Deklarata e atij viti përmbante shtatë pika, si vijon:

  1. Arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën
  1. Arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal
  1. Përforcimi i sundimit të së drejtës, si parakusht për ecurinë e procesit të integrimit euro-atlantik
  1. Krijimi i një fryme mirëbesimi në funksion të marrëdhënieve të mira ndëretnike si element thelbësor për stabilitetin politik të vendit
  1. Zgjidhja e çështjes së emrit, në përputhje me vlerat europiane dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare
  1. Marrëdhënie të mira me fqinjët
  1. Integrim i shpejtë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. 

Përmbushja e këtyre objektivave thuhej se do të mbikqyrej nëpërmjet krijimit të Tryezës së Partive Shqiptare Parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button