Zyrtare: Ivan Mitrov vishet ‘kuqezi’ (Video)

Ivan Mitrov është futbollist i ri i Shkëndijës. Mesufshori 25 vjeçar tani më një kohë të gjatë ndiqet nga drejtuesit ‘kuqezi’, ndërsa pasi bisedimet kanë përfunduar me sukses të dyja palët kanë hedhur firmën në kontratën për bashkëpunim.

Mitrov vjen nga rradhët e Bregallnicës, ku disa sezone ishte ndër futbollistët më të mirë, rrjedh prej shkollës së futbollit të KF Osogova nga Koçani, një sezon luajti në kategorinë e dytë të Greqisë me skuadrën Aginiakos, ndërsa është përfshirë rregullisht në kombëtaren e futbollit të Maqedonisë në ndeshjet ku janë paraqitur futbollistët e kampionatit vendor.

Ivan Mitrov
Ivan Mitrov

Kohëve të fundit disa skuadra nga Maqedonia, Shqipëria dhe nga shtete tjera kërkonin angazhimin e tij, mirëpo drejtuesit ‘kuqezi’ arrijnë ta bindin që t’i bashkohet Shkëndijës. Mitrov menjëherë pas nënshkrimit të kontratës kishe edhe prezantimin me fanellën ‘kuqezi’, ndërsa pas dite do të zhvillojë seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Roy Ferençina.

“Jam i kënaqur që jam pjesë e këtij ekipi të Shkëndijës. Jam i lumtur që do luaj para tifozëve që ka kjo skuadër. Më së shumti falënderoj kryesinë që më dha mbështetje të plotë. Shpresoj që së bashku do të kemi shumë momente gëzimi”, deklaroi përforcimi më i ri i Shkëndijës, Ivan Mitrov.

Ky është përforcimi i tretë i Shkëndijës në këtë merakto, pasi paraprakisht me ‘kuqezinjtë’ u bashkuan mbrojtësit Sedat Berisha dhe Martin Kavdanski.

Lajme të ngjashme

Back to top button