Gabimet mjekësore ministria do ti ul me udhëzime

Me 735 udhëzime për ushtrimin e mjekësisë bazuar mbi prova, Ministria e Shëndetësisë do ti ulë gabimet mjekësore. Me udhëzime do të shmanget anshmëria e mjekëve dhe do të barazohet cilësia e shërbimit në mbarë vendin. Udhëzimet janë një përmbledhje e rregullave të njohura ndërkombëtare dhe dispozitate të hollësishme se si trajtohen mbi 730 sëmundje të përmendura.

“Mjeku duhet t’ju përmbahet këtyre udhëzimeve. Mjeku mund të mos iu përmbahet udhëzimeve, por çdoherë kur t’iu përmbahet, duhet të japë sqarime dhe ta theksojë rrjedhën e mëtejshme të trajtimit”, u shpreh Nikola Todorov, ministër i Shëndetësisë, njofton Alsat-M.

Veç kësaj, edhe pacientët kanë të drejtë të njihet me manualin udhëzues sipas të cilit ai trajtohet ose ndonjëri nga të afërmit e tij. Me këtë rast, mjekët do të kenë detyrë që t’iu shpjegojnë pacientëve se a aplikohen udhëzimet për trajtimin e tyre. Gjithashtu ata do ta mbrojnë edhe mjekun për shkak se ai nuk do të jetë fajtor nëse respektohen udhëzimet e mjekësisë në prova. Secili prej tyre është i vlefshëm deri në periudhën e caktuar dhe pastaj do të rifreskohet. Shumica e udhëzimeve tashmë janë dorëzuar në “Gazetën zyrtare”, kurse janë vendosur edhe në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë,  njofton Alsat-M.

Lajme të ngjashme

Back to top button