Holandë, rreth 5 tonë kokainë të sekuestruara brenda një jave në Portin e Roterdamit

Afro 5 tonë kokainë janë sekuestruar brenda një jave në portin e Roterdamit në Holandë, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria e Roterdamit tha në një deklaratë se gjatë periudhës njëjavore midis ditëve të fundit të vitit 2022 dhe ditëve të para të 2023-tës, forcat e sigurisë kanë kryer kontrolle të shumta në Portin e Roterdamit.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar gjithsej 4 tonë e 726 kilogramë kokainë dhe janë arrestuar 34 persona.

Siç njoftohet, kokaina ishte fshehur mes ngarkesave të ndryshme, si banane, këpucë dhe kuti me lëngje pemësh, në kontejnerë të ndryshëm në anije të ardhura nga vendet e Amerikës së Veriut si Brazili, Ekuador dhe Kili.

Kokaina e sekuestruar është asgjësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button