Përfundoi e qetë protesta në Shtërpcë nga serbët

Ka përfunduar në mënyrë paqësore protesta e serbëve lokal në Shtërpcë, e cila ishte thirrur në lidhje me rastin në të cilin mbetën të plagosur dy të rinj të nacionalitetit serb, të premten me 6 janar, transmeton Portalb.mk nga Kallxo.com.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë qytetarë të shumtë, ndërsa fjalime mbajtën edhe përfaqësues të Listës Serbe, duke përfshirë edhe kryetarin e kësaj partie, Goran Rakiq.

Në protestë ka pasur pankarta me mbishkrimet si “Shtërpca është zemra e Serbisë! Evropë për çka janë fëmijët tanë fajtorë”, apo “Kamenica me vëllezërit nga Shtërpca”.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, duke mbajtur një fjalim nga protesta e serbëve lokal në Shtërpcë, ka thënë se sot janë mbledhur per arsye, sic i ka quajtur ai, heronjtë tanë.

Ai ka thënë se në protest ka njerëz që kanë qenë edhe në barrikadat në veriun e Mitrovicës.

“Jemi mbledhur sot, na kanë mbledhur heronjtë tanë. Me ne janë edhe vëllezërit nga veriut që kanë mbrojtur të drejtën tonë për 20 ditë. Sic e shihni nuk jemi të lodhur, për 20 ditë nuk e kemi sulmu asnjë shqiptarë me qëllimin që të mos japim arsye shqiptarëve – qeverisë Kurti për sulme” – ka deklaruar ndër të tjera Rakiq.

Përveç Policisë së Kosovës, në protestën në Shtërpcë nga serbët lokal, janë parë duke e monitoruar situatën edhe trupat e KFOR-it.

Të lënduar nga incidenti i 6 janarit mbetën një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar, përderisa i dyshuari në këtë rast është një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit. Kanë reaguar edhe institucionet e Kosovës si dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button