800 kapela apsolventësh në drejtim të paditur!

Qershori serish si cdo vjet në vendin tonë është muaji më aktiv. Më një Qershor u mbajt ceremonia e diplomimit të studenteve pranë USHT-se. U hodhën 800 kapela apsolventësh nga te cilet shume gazetare, mjeke, profesore dhe inxhinjerë …të ardhshëm. Duke e menduar gjatë profesionin tim dhe kur mund te gjeja nje pune, une nuk mora pjese ne kete ceremoni, arsyea ishte ndjenja qe me kaploi se drejt ku apo kujt do e hedhja atë kapelë diplomimi dhe cilen rruge do ta ndjekte. Kapela,veshjet dhe fotot qe kushtonin 50 euro (sa 14.7% e rroges mesatare ne Maqedoni), te cilet nuk mund ti harxhoja per asnjë rruge, me plot pasiguri te cilen do te merrte kapela ime. Posaqërisht per prespektiven që ofron universiteti I dyte shtetëror me me shumë student në Maqedoni por I fundit në listen e renditjes se universiteteve shteterore sipas Shanghait.

Sigurisht për këtë ,,faji është jetim apo i të tjerëve”, por studentët janë të fundit përgjegjës për këtë fakt. Rruga që do të merrte kapela ime shkencerisht do te ishte perpjetë por logjikisht do të binte në një vend me 30% papunësi si vendi me papunësi më të lartë në Evropë, dhe kështu do te merrte një drejtim të paditur dhe vështirë se do ta gjeja. Prandaj edhe më dhimbsej që ta marr dhe hedh lart. Disa ditë pas ceremonisë duke biseduar me një kolegë dhe duke mi treguar fotot më thotë: ,,Tani diplomova, do konkuroj për punë në Gjermani, dhe do fitoj shumë”.

Unë nuk dija cfare të thoja sepse në fakt kjo është ideja që ka kapluar cdo të ri, ku shumica prespektiven e shohin ne nje treg te hapur diku ne BE, por ndryshimi jonë ishte se edhepse skeptik ai hodhi kapelën e diplomimit në drejtim të paditur, duke pritur për të fituar punë në Gjermani, dhe pika jonë e përbashkët ishte se në fillim të dy ishim shkolluar për të punuar këtu, në një vend ku vetëm diplomatët, ministrat, deputetët janë të lejuar të ëndërojnë pakufi dhe duke u ndjerë të barabartë me vendet tjera sepse kanë krijuar një atmosferë të pasigurtë ku vetëm profesioni I tyre është stabil madje I përhershëm edhepse ligjërisht zgjat 4 vite.
Një e ardhme e errët, duke hedhur hapat drejt të së panjohurës ku vendi I punës më I kërkueshëm është deputeti, ndërsa gjithë vendet që vin pas këtij profesioni luhaten neper një oqean të pafund pasigurish dhe mosarritjesh.Pse në fakt është profesioni më I kërkuar në vendin tonë?

Sepse si deputet (në një vend ku sapo mbaruan zgjedhjet) Evropën e jeton këtu, me pasuri për të shijuar c’te shkojë mendja, dhe me udhëtime po në vendet e BE në kuriz të taksapaguesve të këtushëm, duke punuar që gjithmonë vendi të shëndrohet si një vrapues që qëndron në vend, sepse kështu ata jetojnë më rahat. Profesione si kjo në fakt të bëjnë që mendërisht të jetosh diku tjetër në EU, por realisht të mbetesh në tunelet e pafund të makinës që qëndron në një vend ne vendin tënd. Prandaj një profesion I tillë është I dëshiruar sepse e jeton të kundërtën e qytetarëve, sepse edhe realisht edhe logjikisht janë jasht vendit.

Në autobusin për në shtepi duke biseduar për përfundimin e studimeve një shok më rëfehet se sa profesioni që ka fituar nga studimet në universitet, kërkohet në vendet e BE. Një bisedë që përsëritej cdo javë. Ju ktheva edhe unë: ,,Nuk mendon se në BE ka plot njerëz me të njëjtën profesion, pse duhet të studiojmë këtu dhe të kërkojmë punë me mijëra kilometra larg? “ Nga vin kjo ndjesi gjithpërfshirëse që edhe po ti kushtëzoje me forcë, zorr se do kishin një mendim kaq unik. Një ndjesi që krijohet gradualisht, dhe rritet kur mësohesh edhe më shumë me vendin ku politikanët bëjnë biznes, ndërsa qytetarët politikë.

Cdo vit me mijëra student regjistrohen në universitetet tona për të qenë më afër një jete më të mirë, por gjatë rrugës ballafaqohen me rritjen e skepticizmit duke filluar nga vet profesorët që përkundrazi duhet të bëjnë të kundërtën, me mësimin e leksioneve nga politikanët se punojnë për të na derguar në BE kur BE separi duhet ta ndërtojnë në shtëpi të vet, me relativizimin e numrit të papunësisë se gjoja e gjithë Bota është në krizë edhepse ato 70% që janë në punë marrin rrogë tre herë më të vogël se mesatarja e BE.
Kështu, papritmas nuk di me cilin leksion të mësohesh dhe studiosh, atë që të servohet në universitet apo atë që kushtëzohesh ta pranosh si të mirëqen edhe pse të vjen rëndë ta pranosh kur sheh së jasht kufijve moshatarët e tu mund të shkollohen nëpër 28 vende pa paguar participim shtesë nëpër universitete, mund të gjejnë punë në vendlindje, dhe mund të ushqehen me shpresën e punës së tyre që bëjnë cdo ditë.

Është vështirë ta mendosh se aq afër kufijve tënd gjendjet një prespektivë krejtësisht tjetër edhepse udhëheqësit tonë përsëri e relativizojnë çdo ditë se vetëm disa fije jemi larg. Një thënie që vetëm gjeografikisht është e vërtetë, sepse gjeografinë nuk e vendosim ne njerëzit se ndoshta po ta vendosnim, udhëheqësit tanë nuk dihet në cilin planet do na vendosnin, por praktikisht largësia është sa autostradat e pa ndërtuara dhe të gjata e lodhëse.

E vetmja që mbetet është po kjo shpresa , që BE-në duhet ta ndertojmë sëpari në vendin tonë sëbashku me vendet e punës, poashtu me të gjitha ëndrat tona të bukura që duam ti jetësojmë diku tjetër, që sëbashku anija jonë mund të lundrojë paralelisht me vendet e BE, dhe atëherë kapela jonë e diplomimit do të merr vlerën e merituar për mos të rrënë aq shpejtë me buzëqeshje fallco vetëm për ceremoni dhe festa. Për këtë ditë e ruaj atë kapelë që të fluturojë lirshëm si të atyre kolegëve dhe gjeneratës time nëpër vendet tjera.

Shkruan: E.Ademi, student në USHT

Lajme të ngjashme

Back to top button