U gjet bombë në një shtëpi në rajonin e Tetovës, dy të arrestuar

Është gjetur mjet shpërthyes në një shtëpi në fshatin Pallçisht i Poshtëm i cili ndodhet në rajonin e Tetovës. Policia njoftoi se janë arrestuar dy persona, ndërsa mjeti shpërthyes është marrë nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, transmeton Portalb.mk.

“Sot (8- janar) rreth orës 14:00, në Pallçisht të Poshtëm të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 48-vjeçaren H.U.  nga ky fshat.  Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e saj me urdhër të gjykatës është gjetur një mjet shpërthyes (bombë “kashikara”) dhe 1.000 euro, të cilat dyshohet se janë nga vjedhja e raportuar së fundmi në një shtëpi në fshatin Forinë të Gostivarit.  Ajo është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do t’i përgatiten parashtresat përkatëse, ndërsa lënda shpërthyese është marrë dhe transportuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim”, thanë nga SPB Tetovë.

Gjatë kontrollit është privuar nga liria edhe 52-vjeçari S.U.  për shkak të dyshimit për vepër penale në bazë të nenit 396 të Kodit Penal.

Qendra për Menaxhim me Kriza më herët gjatë ditës njoftoi se numri i vetëm i telefonit emergjent 112 në QKM ka marrë informacion nga një oficer kujdestar nga SPB Tetovë për një ngjarje në fshatin Pallçisht i Poshtëm, se gjatë kontrollit në një objekt – shtëpi është gjetur një granatë dore. Pas së cilës janë njoftuar institucionet kompetente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button